Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

740 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti:”Milito shpresoj te jete ne stol kunder Juves. Kujtimi me i bukur…”

Zanetti:”Milito shpresoj te jete ne stol kunder Juves. Kujtimi me i bukur…”
Donald Elmazi

Kete pasdite, ne zyrat e Lega Serie A eshte duke u mbajtur nje mbledhje nga FIGC, ku po marrin pjese arbitrat, dirigjentet, kapitenet e shoqerive. Per Interin jane Nicolo Frustalupi, Ivan Cordoba dhe Javier Zanetti. Kapiteni zikalter, para se te hynte ka dhene nje interviste per gazetaret e ndodhur, 

Si jeni tani?

“Me mire. Kam nisur te vrapoj, po pres qe gjithcka te vazhdoje me se miri”.

Sa do te paguanit per ta luajtur kete Inter-Juventus?

“Shume, por do te mendojne shoket e mi te skuadres per te bere nje ndeshje te madhe”.

Te gjithe e bejne Juventusin favorite per ndeshjen e te shtunes ne Meazza. Cfare duhet te beje Inter qe ta hedhe poshte kete parashikim?

“Po flasim per nje skuader te madhe si Juventusi, kane vite qe po bejne mire. Ne do mundohemi, mendoj se jemi nje skuader ne rritje. Nuk do te jete nje shetitje ne park, te shohim cdo te ndodhe ne fushe”.

Cfare ka marre nga Mazzarri kjo Inter qe e ka nisur kaq mire kampionatin?

“Ai ka sjelle idete e tij, ne mundohemi te bejme ne fushe cdo gje qe na kerkohet dhe shpresojme qe ne fund te marrim dicka te rendesishme”.

A mund te hipotezohet nje date per rikthimin tend? Keni folur me stafin teknik?

“Jo, jemi te gjithe te kenaqur me menyren si po ecen rekuperimi. Te shohim, javen e ardhshme do te bej nje tjeter kontroll, ndoshta mund te rriten ritmet e stervitjes”.

Cfare ju pelqen tek kjo skuader qe po ndertohet? Cfare ju ka bere me shume pershtypje?

“Eshte nje skuader shume kompakte qe di se cka do ne fushe. Kjo eshte edhe merita e trajnerit tone dhe shpresojme qe te vazhdojme te rritemi sepse jemi nje grup mjaft i ri me shume te rinj dhe mendoj qe mund te bejme shume me mire”.

Si iu eshte dukur DIego MIlito te shtunen?

“E kam pare te shtunen e kaluar me primaverat dhe kunder Luganos ia doli te shenonte. Kjo sigurisht do t’ia ngreje moralin me shume, ai po mundohet qe te jete te pakten ne pankine per kete ndeshje kyce me Juventusin”.

Mendoni qe Interi mund te jete nje skuader e rrezikshme per kete kampionat?

“Ne mendjet tona qarkullon vetem nje ide, qe te rikthehemi protagoniste, duam qe te luftojme deri ne ndeshjen e fundit me skuadrat qe do te jene ne krye te tabeles. Duam te jemi dhe ne”.

Walter Mazzarri, cfare tekniku eshte ne krahasim me te shkuarit? Degjohet shume gjate javes?

“Degjohet gjithmone., ky eshte nje sinjal pozitiv, eshte nga ata qe i pelqejne te punojme shume. Kujdeset per cdo detaj, mendoj qe na duhej nje trajner si ai per nje skuader te madhe si e jona”.

Me siper folet per te rinjte, si po pershtaten lojtaret e ardhur qe jane dhe shume te rinj?

“Mendoj qe kane kuptuar se cdo te thote te luash per Interin. Po tregojne vlerat e tyre, dikush qe tani, dikush tjeter ka nevoje per pak me shume kohe. Te gjithe kane deshire te madhe per te bere mire sidomos per tu ndjere te dobishem”.

Ju keni ardhur tek Interi pak muaj pas Massimo Morattit. Me shume mundesi jeni lojtari qe e njihni me mire ne Itali dhe tek Interi. Si po e perjeton ceshtjen e shitjes te kuotave?

“Me aq sa kam folur me te, me duket shume i qete. Po perpiqet me cdo kusht qe te beje me te miren per Interin, ashtu sic ka bere familja e tij dhe sic ka bere gjithmone. I njohim te gjithe sec ndjenja ka ai per Interin dhe per kete une them gjithmon qe nuk shoh dot nje Inter pa Morattin”.

Nese rikthimi juaj do jete i mire, ne moshen 41 vjecare, mendoni se do luani akoma ne te njejtin ritem?

“Do ta mendoj sigurisht. Mendimi im i pare eshte ai qe te rikthehem ne fushe, nese do jem akoma i dobishem do e mendoj te vazhdoj te luaj, do vleresoj cdo mundes”.

Cfare ndeshje do te jete Inter-Juve? Si mund te fitohet?

“Do jete nje ndeshje e madhe, historia e ketyre dy shoqerive. Eshte nje ndeshje qe perjetohet dhe ndjehet shume, shpresojme te shkoje mire per ne”.

Sot do flisni me arbitrat, ne te shkuaren ka pasur ndonje episod te vecante midis Interit dhe Juves. Cfare ndeshje prisni nga ky kendveshtrim?

“Shpresoj qe arbitri te jete shume i qete, te zhvillohet nje ndeshje futbolli dhe kaq. Le te fitoje me i miri”.

Jave prej Inter-Juventus: si po e perjetojne shoket tuaj? Si do te jete Interi?

“Sic e thashe, do jete nje ndeshje e madhe. Me vjen keq qe shume shoke jane ne kombetaret perkates, por ndjehet ajer prej ndeshjeje te madhe”.

U keni thene ndonje gje shokeve te skuadres qe jane te rinj dhe sapo kane ardhur, se si ta perballojne kete ndeshje?

“Mendoj qe ata e dini shume mire se cdo te thote kjo ndeshje. Shpresojme te dalim mire”.

Ju keni ndonje ndeshje Inter-Juventus pas te ciles jeni me shume te lidhur?

“Jane te shumta. Ajo me golin e Maicon, qe ne fund erdhen kampionati dhe Tripleta. Ne fund jane te gjitha ndeshje te medha”.

Juventusi eshte favorite per kampionatin?

“Mendoj se Juventusi eshte nje skuader e madhe dhe jam i sigurte qe do te luftoje deri ne fund per ta fituar kampionatin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.