Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

623 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zaniolo: “Mua me kerkonte Juventusi, por zgjodha Interin: ja pse. Tek skuadra zikalter…”

Zaniolo: “Mua me kerkonte Juventusi, por zgjodha Interin: ja pse. Tek skuadra zikalter…”
Ardis
  • On 09/11/2018, 20:25

Kete vere Nicolo Zaniolo eshte transferuar nga Inter-i tek Roma. Tashme lojtari ka perjetuar emocione te rendesishme, si ajo e te luajturit ne Champions League kunder Real Madrid: “Gjeja me e veshtire ishte te pergatisje ndeshjen. Ne oren 11:00 e mora vesh qe do te luaja, dhe ndeshja ishte ne oren 21:00”.

“Gjithe diten kam menduar qe ne mbremje do te luaja kunder kampioneve  qe dite me pare luaja me ta ne PlayStation. Ishte nje enderr, deri ne momentin qe nuk u isha ne fushe. Me pas kur je ne fushe, nuk mendon per ato qe ke rreth e rrotull, por per ate qe di te besh dhe qe duhet te besh”.

Zaniolo ka folur per periudhen e tij tek Inter-i dhe periudhen paraardhese. Ne momentin e zgjedhjes, kur mbi te kishin shfaqur interes klube si Sassuolo, Roma, Koln dhe Tottenham: “Ishin Inter-i dhe Juventus-i qe kerkonin te me transferonin, por kam preferuar Inter-in sepse kam menduar se ishte projekti i duhur per mua”.

“Ne Primavera gjithcka varet nga sjellja. Nese perballesh me shpirtin e duhur mund te beje qe te rritesh”. Roli qe te vendosi Stefano Vecchi: “Roli qe nuk e ndjeja te lehte per mua? Mezzala, qe eshte roli qe mendoj do te jete ne te ardhmen tim”.

“Kur kam ardhur tek Inter-i me mungonin shume gjera dhe ai (Stefano Vecchi) ja ka arritur qe te eleminoje mungesen e madhe te elementeve tek une dhe me duhet ta falenderoj jashtezakonisht shume. Ai ishte i pari qe me ka thene te luaja ne rolin e mezzala-s”.

Transferimi tek Roma, ne shifrat e 4 milione €, ne sesionin e merkatos verore: “Nuk e kam menduar dy here per ti thene po tratativave dhe qe u mbyll brenda javes. Deshira ime ishte e forte, si edhe ajo e shoqerise, keshtu qe isha dhe jam i kenaqur”.

“Kam ardhur vone, ne mes te gushtit, dhe kam menduar vetem qe te stervitem mire. Kush me ka surprizuar me shume? De Rossi, Dzeko dhe Kolarov jane lojtare te nje niveli tjeter. Eshte nje nder per mua qe te stervitem me ta”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.