
Zaniolo: “Tani te marrim skudeton! Nuk heqim dore kurre, mund te isha te Juve por…”
Njeriu i ndeshjes ne gjysme-finalen e sotme mes Inter Primavera dhe Juventus Primavera, Nicolo Zaniolo ka folur per SportItalia duke komentuar ndeshjen e sotme:
“Nuk dua te flas per golin, dua te flas per paraqitjen e skuadres. Kjo eshte ajo qe ka rendesi. KEmi punuar per kete dhe tani te shkojme te marrim skudeton”.
“Nuk heqim dore ne asnje moment, kjo eshte ajo qe eshte vullneti i trajnerit dhe sot e kemi bere. Fiorentina ka treguar qe eshte skuader e mire por te tille jemi edhe ne, do te fitoj me i miri”, ka thene Zaniolo i pyetur per finalen e kampionatit.
Per mikrofonat e Rai Sport pastaj ai ka shtuar:
“Nje gol shume i rendesishem, jam shume i lumtur per rezultatin por nuk perfundon ketu. E kuptova qe do te shenoja menjehere sapo u hodha per topin”.
Ne fund ai ka zbuluar edhe nje prapaskene merkatoje, qe nese do te shkonte ndryshe nga ashtu si ka shkuar atehere Zaniolo sot do te ishte kundershtar i Interit e jo njeriu i ndeshjes:
“Mund te shkoja te Juve, por tani ka rendesi vetem Interi. Preferoj te bej trekuartistin, por jam mire edhe si mezzala. Babai me jep keshilla cdo dite”.