Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

271 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zazzaroni, cfare sulmi ndaj Marottes: “Eshte bere si Moggi ne kohen e Juventusit. Flet per…”

Zazzaroni, cfare sulmi ndaj Marottes: “Eshte bere si Moggi ne kohen e Juventusit. Flet per…”
Inter Club Staff

Ivan Zazzaroni, ne Tiki Taka, ka folur per ndeshjen e fituar nga Interi ndaj Napolit, por ai ka thene edhe fjale shume te renda ne drejtim te Beppe Marottes.

Drejtori i pergjithshem i Corriere dello Sport, eshte shprehur shume ashper ne lidhje me zerat e merkatos per Inisgne tek Interi.

Ja fjalet e tij te plota: “Ndeshja? Une mendoj se nuk kane qene zevendesimet ato qe kane nderruar rrjedhen e lojes.”

“Thjesht Napoli eshte rritur shume pertej rezultatit dhe ka bere qe Interi te futet ne veshtiresi edhe pse Interi ndihej me e forte ne fushe.”

“Nese skuadra e Spallettit do te kishte barazuar, sot do te ishim duke folur per nje tragjedi per skuadren e Interit.”

“Kjo sepse e kishin lojen ne dore dhe do te kishin humbur nje rekuperim te arte pikesh ne klasifikimin e Serie A.”

“Marotta flet per Insigne? Eshte bere si Moggi ne kohen e Juventusit. E ky nuk eshte nje ofendim, perkundrazi.”

“Mendoj se ka perdorur te njejten strategji komunikimi. Ata i pergjigjen pyetjes me nje pergjigje keshtu-keshtu, per te lene te hapur cdo gje kur ne realitet keto skenare nuk ekzistojne fare.”

“Interit nuk i intereson aspak Insigne. Por ato fjale te Marottes destabilizojne Napolin. Por e verteta eshte se Interit Insigne nuk i intereson.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.