Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zazzaroni i habit te gjithe: “Ja cfare kam marre vesh per Suning: po tenton ta shese Interin te…”

Zazzaroni i habit te gjithe: “Ja cfare kam marre vesh per Suning: po tenton ta shese Interin te…”
Inter Club Staff

Corriere dello Sport nuk ndalet: Suning mund te shese vertete Interin, edhe pse keto zera jane mohuar direkt.

Kete e thote mbi te gjitha Ivan Zazzaroni, drejtori i te perditshmes italiane, i cili ka folur ne nje lidhje direkte me SportItalia, ku ka zbuluar (sipas tij) edhe nje tratative qe ka deshtuar me disa sheik arab.

“Prej muajsh kane dale zera se Suning deshiron te shese aksionet e saj tek Interi, qe nder te tjera, jane ne pronesi te pjesshme edhe te Lion Rock.”

“Ne e kemi marre vesh pikerisht sot per nje tratative te deshtuar dy muaj me pare me nje grup sheikesh nga Katari.”

“Por ka pasur nje diference te madhe ndermjet kerkesave te Suning qe kerkon 960 milione euro per Interin dhe ofertes se tyre.”

“Ka pasur edhe nje diskutim per BC Partners dje, nje fond shume i rendesishem ky, i forte dhe prezent ne Itali e Europe.”

“Por ky interesim nga ana e fondeve eshte shume i rendesishem: nese fondet do te futen ne futboll, me sa duket, ato do i dhurojne dicka solide edhe tregut te te drejtave televizive.”

“Por kjo eshte nje histori komplet tjeter, sepse po flasim per Interin ne kete moment dhe per deshiren e Suning per te shitur zikalterit.”

“Nje qe ve 500 milione euro ne tavoline, mendoni se deshiron te bleje vetem nje pjese te klubit? Jo, deshirojne te gjithe klubin.”

“Keshtu eshte edhe Bc Partners. Nuk do te futet si nje aksioner ne minorance, ata jane mesuar qe te blejne dhe menaxhojne. Fondet bejne kete.”

“Edhe fondi nga Katari qe po ju thoja, ka nje skuader te rendesishme ne Angli, nje ne France dhe do qe te futet ne Itali me nje klub te madh dhe Interi eshte.”

“Kjo nuk do te thote gjithesesi qe do te gjendet marreveshja. Ppr une jam i bindur qe Interi do te shitet e per kete sma mbush asnje njeri mendjen per te kunderten.”

“Kjo eshte nje bidnje e imja ne baze te asaj qe po ndodh edhe ne galaksine kineze e mbi te gjitha me ligjet e fundit te miratuara atje.”

“Por jemi ne faze embrionale tani, te shohim nese ky operacion do te shkoje dot ne port apo jo.”

“E dime shume mire edhe per takimin qe ka ndodhur ne Villa Bellini: ai ka sjelle ne jete nje skenar jo shume pozitiv sepse nuk mund te behen investime.”

“Duhen para per ta bere kete, dhe ulja e rrogave mund te sjelle sakrifica te rendesishme per Interin edhe ne qershor. Te shohim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.