Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 19, 2019

Scroll to top

Top

972 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zazzaroni: “Icardi, ka nje lajm te rendesishem qe te gjithe do e marrim vesh ne daten 19 gusht.”

Zazzaroni: “Icardi, ka nje lajm te rendesishem qe te gjithe do e marrim vesh ne daten 19 gusht.”
Inter Club Staff

Nga rreshtat e Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni, ka folur sot per te ardhmen e Icardit dhe te Dzeko. 

Per gazetarin italian, Icardi e ka rrethuar me te kuqe nje date ne kalendarin e tij kur pritet te vendose gjithcka per te ardhmen e tij dhe skuadren e re.

“Wanda po tenton te komandoje akoma lojen duke negociuar ne te njejten kohe me Napolin dhe me Romen por nga ana tjeter po pret telefonaten e Juves, skuadren te cilen e deshiron me cdo kusht si nje forme hakmarrje edhe ndaj Interit.”

“Gjithesesi deri me tani ofertat e verteta cifti i ka marre nga Napoli dhe nga Roma, por nese oferta e Napolit deri diku eshte e pranueshme nga Interi, ajo e Romes nuk eshte e kenaqshme.”

“Icardi i ka thene Wandes dhe skuadrave se gjithcka do e vendose ne daten 19 gusht. Pse kjo date? Eshte e thjeshte, Mauro i ka dhene fjalen Juventusit se do e prese deri diten e hene te 19 gushtit dhe me pas nese Juventusi nuk arrin te binde Interin, ai do te pranoje edhe destinacione te tjera.”

Edhe pse Interi deshiron ta shese me cdo kusht Icardin, deri me tani ai ka bllokuar gjithcka duke ngritur dyshime per cdo oferte e duke kerkuar kohe. Tashme nuk ka asnje dyshim qe ai i eshte premtuar Juventusit, por mbetet per tu pare se si do te evolojne gjerat ndermjet dy skuadrave qe nuk shkojne aspak mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.