Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

498 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zazzaroni: “Une e di te sigurt dhe eshte zyrtare: ja cfare i ka komunikuar PSG per Icardin Interit.”

Zazzaroni: “Une e di te sigurt dhe eshte zyrtare: ja cfare i ka komunikuar PSG per Icardin Interit.”
Inter Club Staff

Duke folur per frekuencat e Radio Deejay ne Itali, Ivan Zazzaroni, drejtori i pergjithshem i Corriere dello Sport, ka folur nder te tjera edhe per merkaton e Interit.

Ai eshte ndalur tek nje nga temat me te nxehta ne shtepine zikalter, ate te ish-kapitenit, Mauro Icardi.

Keto kane qene fjalet e drejtorit te Corriere dello Sport: “Mauro Icardi ndodhet ne huazim me te drejte blerje tek Paris Saint-Germain.”

“Ai e nisi shume mire por duket se dicka kohet e fundit nuk ka shkuar ashtu sic duhet. Por edhe paraqitjet e PSG kane rene ne pergjithesi, jo vetem te Icardit.”

“Gjithesesi, une di te sigurt dicka qe tashme eshte zyrtare: ai eshte vullneti i Paris Saint-Germain per ta blere lojtarin ne fund te huazimit. Kjo eshte dicka zyrtare, e dine te gjithe.”

“Por te shohim nese lojtari vete do te pranoje te qendroje, a do doje te transferohet perfundimisht ne Paris.”

“Ideja Juve per te nuk eshte braktisur kurre: ai do te shkonte atje me gjithe deshire. I pelqen kjo ide.”

“Higuain tani duket se eshte e kaluara per Juventusin. Po shtyn per nje rinovim por nuk do ja arrije dot. Keshtu Juventusi nje sulmues do te duhet ta bleje dhe Icardi mbetet objektivi kryesor.”

“Mua personalisht do te me pelqente ta shihja njehere duke u stervitur me Maurizio Sarrin ne Torino.”

“Tranjeri i Juventusit e pelqen shume argjentinasin dhe nuk eshte aspak dicka e re e gjitha kjo.”

“Sarri qe kur ishte tek Napoli e ka kerkuar ta stervise Icardin, por ne ate kohe deshtoi gjithcka sepse Icardi rinovoi kontraten me Interin dhe u be edhe kapiten i skuadres.”

“Edhe kete sezon, Icardi ka qene shume afer transferimit ne Torino, por rezistenca e Interit deri ne diten e fundit te merkatos beri qe ai te perfundoje ne Paris.”

“Por une e perseris: Icardi do te bente shume mire ne syte e mi ne Torino sepse ai Serie A e ka kuptuar se si luhet me sy mbyllur. Te gjithe e dime se cfare ka arritur te beje ai me Interin.”

“E nuk jane te paket ata qe do donin qe historia e tij me zikalterit te kishte vazhduar perseri, por tashme te gjithe e dime qe rruget jane ndare me kohe…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.