Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

303 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zazzaroni zbulon biseden e trishte: “Marotta tha dicka, por nje agjent me ka zbuluar se…”

Zazzaroni zbulon biseden e trishte: “Marotta tha dicka, por nje agjent me ka zbuluar se…”
Inter Club Staff

Nga faqet e Corriere dello Sport, e perditshme sportive italiane, Ivan Zazzaroni eshte kthyer te tema e shitjes se mundshme te Interit.

Ai ka folur me specifikisht per tratativen e shitjes, duke u ndalur te fjalet e Marottes por duke folur me pas edhe per merkaton e futbollisteve ne pergjithesi.

“Une do provoj qe te interpretoj ne menyren time fjalet e Beppe Marotta, administratorit te deleguar te sportit tek Interi.”

“Suning po uron qe te shese Interin, me shume mundesi edhe shume shpejt, duke qene se ata po hasin probleme me qeverine.”

“Por me thoni, a ka ndonje qenie humane ne rruzullin tokesor qe do te investoje 300-400 milione euro pa marre asgje ne kembim?”

“Kjo me duket pa kuptim mua, qe te futet nje fond vetem per disa kuota dhe jo per shumicen e aksioneve te Interit.”

Nderkohe, Zazzaroni me pas ka zbuluar edhe nje bisede te trishte me nje agjent te njohur te futbollit italian:

“Dite me para me ka telefonuar nje agjent lojtaresh qe eshte shume i njohur dhe shume aktiv ne cdo merkato futbollistesh.”

“Ai me ka konfesuar se “nuk po behet asgje, nuk po pubohet dot. Eshte nje krize totale ne futbollin boteror ne kete moment.”

“Nuk do te behet asnje operacion. Kam kontrolluar levizjet dhe fitimet e janarit te shkuar dhe i kam krahasuar me kete janar dhe jam ndjere shume keq. Me duket se do te kaloj ne depresion…”, me tha ai.

“Kjo eshte situata e futbollit sot per sot, per fat te keq”, e ka mbyllur fjalen e tij Zazzaroni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.