Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,412 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zazzarroni zbulon ate qe ndodhi diten e heqjes se shiritit nga krahu i Icardit: “Ai fajesoi fillimisht Wanden, por me pas nderroi mendje.”

Zazzarroni zbulon ate qe ndodhi diten e heqjes se shiritit nga krahu i Icardit: “Ai fajesoi fillimisht Wanden, por me pas nderroi mendje.”
Inter Club Staff

Ceshtja Icardi nuk ka ndermend te mbyllet tek Interi. Ivan Zazzaroni sot eshte kthyer prapa ne ate shkurt te mallkuar (per Icardin) ku atij ju hoq shiriti i kapitenit.

Ai ka treguar madje edhe reaksionin e Icardit pas rikthimit ne shtepi ate dite. Keto kane qene fjalet e drejtorit te Corriere dello Sport.

“Nga burime shume afer ciftit me eshte thene se ate dite Maurito u kthye ne shtepi i shtangur, pa deshire per te jetuar. Pa Wanden ne sy dhe i tha ‘eshte faji yt qe me hoqen shiritin e kapitenit, faji yt per gjerat qe ke thene ne televizion’.”

“Ate dite gruaja e tij e mori shume keq ate qe i tha Icardi, qau, dhe ju pergjigj se nese i mendon vertete ato fjale dhe nese mendon se ishte faji i saj per ate qe i ndodhi, do te kthehej ne Argjentine bashke me femijet.

“Per ty mund te rikthehem ne Argjnetine, te gjesh qetesi dhe te rikthesh shiritin ne krahun tend sepse te takon”, i ka thene ate dite Wanda Mauritos. Por aq do te mjaftonte qe Icardi te trembej dhe te nderronte mendje, sapo ju permenden femijet.”

“Kane kaluar pothuajse nente muaj nga ajo dite dhe dyshja Icardi shprehen me te forte se kurre dhe ne daljet e tyre publike duken te qeshur dhe te lumtur por kush eshte afer tyre betohet per te kunderten.”

“Dje Zhang Junior ka bere dicka qe eshte dashur ta bente me kohe: ja ka thene ne fytyre qe nuk ka asnej vend per te tek Interi dhe ai dhe avokati Nicoletti flitet se i kane marre shume keq fjalet e presidentit te Interit, aq sa po mendojne ta hedhin ne gjyq Interin.”

“Kapitull i mbyllur tashme per Interin ceshtja Icardi. Largohet apo jo, e ardhmja e tij tek Interi ka marre fund. Nuk ekziston me nje e tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.