Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

435 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen te gjitha shifrat per Kolarov: ja rroga dhe cmimi i blerjes! “Gjithcka ka ngecur per sa i perket kohezgjatjes se kontrates nderkohe.”

Inter, zbulohen te gjitha shifrat per Kolarov: ja rroga dhe cmimi i blerjes! “Gjithcka ka ngecur per sa i perket kohezgjatjes se kontrates nderkohe.”
Inter Club Staff

Tashme eshte vetem nje hap larg transferimit te Interi, lojtari i krahut te majte te Romes, Aleksandar Kolarov. 

Zikalterit kane arritur qe te pershpejtojne tratativen si me Romen, por edhe me vete agjentin e lojtarit.

Ne kete moment, pritet qe brenda nje ose dy ditesh, te arrihet marreveshja perfundimtare per transferimin e tij.

Por duke qene se nje dakordesi fillestare eshte arritur qe diten e premte, per cfare po shtyhet kaq shume kalimi i tij? Per kete ka folur sot Corriere dello Sport.

“Marreveshja ndermjet Interit dhe Romes, tashme eshte vetem nje formalitet, sepse diferenca ndermjet kerkeses dhe ofertes eshte vetem nje milione euro.”

“Interi ofron 1 dhe Roma kerkon 2, me shume mundesi do te arrihet nje marreveshje diku ne mes per 1,5 milione euro.”

SHIFRAT E OPERACIONIT

“Nga sot nis java me e rendesishme per te ardhmen e mbrojtesit sepse pritet qe te kaloje nen urdherat e Contes.”

“Gjithesesi, shume do te varet edhe nga kerkesa qe Kolarov ka per kontraten dhe jo per rrogen qe pritet te jete e rendesishme: 3-3.5 milione euro.”

“Ne kete moment gjithcka eshte bllokuar per gjatesine e kontrates, me Interin qe deshiron te beje nje oferte si per Young.”

“Pra, kontrate per nje vit me te drejte rinovimi automatik nga klubi per nje vit tjeter. Nderkohe, Kolarov, nepermjet agjentit te tij Alessandro Lucci, ka kerkuar qe te nenshkruaje nje kontrate dy vjecare menjehere me Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.