Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 29, 2020

Scroll to top

Top

1,530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zbulohet biseda e Icardit me Steven Zhang: “Ju me keni poshteruar pa te drejte. Une si Icardi i kam respektuar gjithmone te gjithe.”

Zbulohet biseda e Icardit me Steven Zhang: “Ju me keni poshteruar pa te drejte. Une si Icardi i kam respektuar gjithmone te gjithe.”
Inter Club Staff

E perditshmja italiane La Repubblica ka treguar hapat e fundit qe kane derguar Mauro Icardin drejt integrimit ne skuader, gje qe ndodhi sot por qe gjithcka me sa duket eshte zgjidhur ne nje takim sekret me Steven Zhang. 

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane sot ne faqet e saj:

“Bazat per kete zgjidhje provizore te krizes Icardi-Inter ishin hedhur nga Marotta dhe Nicoletti pikerisht ne prag te derbit, kur te dy ata kishin organizuar ne sekret te plote nje takim ne Milano ndermjet futbollistit dhe presidentit te skuadres, Steven Zhang.”

Gjate ketij takimi qe ka ndodhur ne darke, Zhang ka degjuar te gjithe versionin e Icardit: “Une nuk i kam munguar respekt asnjerit, kam marre pjese ne 97,5% te stervitjeve, askush nuk eshte ankuar per profesionalizmin tim dhe per sjelljen time. Te me hiqet shiriti i kapitenit ka qene nje poshterim i pa drejte e i pa nevojshem.”

Pas ketij takimi, Mauro Icardi eshte ndjere perseri i rendesishem si lojtar i skuadres zikalter dhe ka pranuar te rikthehet.

Po cfare i eshte pergjigjur Steven Zhang kapitenit te Interit? Nga ana e tij, Zhang edhe pse nuk ka dashur te nderhyje ne vendimin e Spallettit, ka zgjedhur qe te respektoje autonomine e zgjedhjeve te Spallettit dhe drejtuesve duke e ftuar lojtarin qe te kete nje sjellje me te qete ne te miren e skuadres.”

Gjate takimit Steven Zhang i ka shpjeguar se si vendimi eshte marre sipas tij per te mbajtur skuadren e bashkuar dhe jo per ti bere dem atij. Ne fund te takimit palet kane qene shume te afruara dhe Marotta me Nicolettin kane pritur te luhet edhe derbi dhe keshtu kane arritur qe te sjellin ne shtepi Icardin perseri pa polemica. Ku i dihet, me nje rezultat tjeter ne derbi mbase telenovela do te kishte vazhduar edhe me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.