Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

573 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zbulohet nga vjen siguria e mediave per De Vrij-Inter. 20 dite me pare…

Zbulohet nga vjen siguria e mediave per De Vrij-Inter. 20 dite me pare…
Inter Club Staff

Me sa duket, lojtari hollandez i Lazios do te jete nje lojtar i Interit sezonin e ardhshem dhe nuk ka me dyshime per kete fakt.

Keto dite kane qene me te vertete te shumta lajmet per ardhjen e De Vrij tek Interi deri ne ate pike ku shumica e mediave italiane kane folur me siguri per kete transferim.

De Vrij, qe nuk ka pranuar te rinovoje kontraten e tij me Lazion dhe ka refuzuar te gjitha ofertat e Igli Tares, ka zgjedhur skaudren zikalter per te vazhduar karrieren e tij.

Sot, nga Corriere dello Sport dhe Tuttosport, eshte zbuluar se nga vjen e gjithe kjo siguri e mediave ne Itali per kalimin e tij tek Interi edhe pse nuk ka ende ndonje komunikim zyrtar nga Interi apo Lazios dhe e vetmja gje qe dihet eshte se ai nuk do te vazhdoje tek Lazio, por per destinacionin nuk eshte shprehur askush.

Ja cfare shkruajen te perditshmet italiane:

“Kemi ardhur ne fund te kesaj historie. Klubi zikalter rreth 20 dite me pare ka lajmeruar zyrtarisht Lazion per tratativen qe po zhvillohej me agjentet e De Vrij per ta veshur hollandezin zikalter. Me pas eshte rene dakort me lojtarin per nje kontrate pese vjecare.”

“Rroga qe Stefan De Vrij do te kete ne Milano eshte shume e rendesishme: 4 milione euro ne sezon, duke e bere ate nje nga me te paguarit e skuadren zikalter.”

Nderkohe qe cdo dite konfirmohen akoma me shume zerat qe e shohin De Vrij me bluzen zikalter, tifozet kane filluar qe tani te mendojne per nje dyshe Skriniar-De Vrij ne 2018/19 qe e konsiderojne nder me te fortat ne qarkullim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.