Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

369 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zbulohet prapaskena e madhe: “Lautaro eshte transferuar tek Interi edhe fale… Juventusit: ja si lindi gjithcka.”

Zbulohet prapaskena e madhe: “Lautaro eshte transferuar tek Interi edhe fale… Juventusit: ja si lindi gjithcka.”
Inter Club Staff

Adelio Moro, ish-lojtar i Interit dhe nje zbuluesh talentesh shume i njohur, ka zbuluar nje prapaskene teper te madhe qe lidhet me Lautaro Martinez dhe Interin.

Episodi – tregohet nga TuttoSport – ka ndodhur ne 2017. Moro shpjegon: “Turneu amerikanolatin Under 20 sa do te fillonte.”

“Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit i therret te gjithe vezhguesit e talenteve. Na ben nje fjalim te shkurter dhe tregohet shume i qarte.”

“Nuk kemi arritur qe te dergojme dike ne Ekuador, por dua qe te shihni te gjitha ndeshjet qe do te luhen ne kompeticion. Nuk dua te humbisni asgje.”

“Juventusi sapo ka blere nje uruguajan me emrin Bentancur dhe nje brazilian me emrin Rogerio. Dua qe te gjejme edhe ne ndonje lojtar te gatshem dhe te ri per Interin.”

“Duke njohur traditen e gjate te Interit me argjentinasit, te gjithe vezhguesit u fokusuan shume te Argjentina.”

Nderkohe, Moro vazhdon: “Ne rame menjehere ne dashuri me nje sulmues qe binte ne sy, kishte goditje te mrekullueshme dhe i afte te godiste ne porte nga cdo pozicion.”

“Quhej Lautaro Martinez, ishte 19 vjec dhe ne ate kohe ishte ne pronesi te Racing Club de Avellaneda.”

“Menjehere ne beme raportet tona dhe ja derguam drejtorit sportiv: Lautaro ka potancial per TOP PLAYER dhe duhet marre menjehere.”

“Ausilio, qe ishte motivuar jo pak nga konkurenca juventine qe sapo kishte siguruar dy talente amerikanolatin, e mendoi si ne dhe menjehere ne fund te turneut udheton direkt per ne Argjentine.”

“Drejtori sportiv shkon te shikoje Lautaron nga afer, por mbi te gjitha ai kishte si qellim qe te fitonte pole position ne garen per te dhe per te pasur nje kontakt te afer me agjentin dhe klubin argjentinas.”

“Blitzi ishte i shpejte de efikas. Ausilio eshte shume i zoti: mund Atletico Madrid dhe Dortmund. Ishte nje goditje e madhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.