Del Piero zbulon: “Conte? Do ju tregoj dicka: Ai fokusohet 100% te futbolli sa e mer cdo gje qe ndodh komplet personale.”
Impakti qe ka pasur Conte tek Interi ne keto jave te para tashme pothuajse komentohet ne cdo studio televizive italiane.
I fundit qe ka folur eshte Alessandro Del Piero, nje njeri qe ka luajtur me Conten por edhe e ka pasur si tranjer te Juventusi.
Keto kane qene fjalet e tij: “Ai ka nje fokus per futbollin dhe per punen e tij qe kap 100%. Por nuk do te thoja dicka te gabuar nese do te thoja qe e tejkalon edhe 100%.”
“Por nder te tjera, ai e mer cdo gje personale dhe arrin qe te transmetoje cdo energji, ne te mire dhe ne te keq.”
“Shume shpesh, per mire, ai ka nje deshire te pamase per te fituar qe eshte cmendurisht e madhe dhe arrin te ta transmetoje ne menyren me te mire te mundshme. Eshte dicka qe te rremben.”
“Kampionati i pare? Ka qene nje vit fantastik. Na ndryshoi komplet fytyre, na dha deshiren e tij per te fituar ne nje menyre te jashtezakonshme.”
Keshtu e ka komentuar per Sky Sport Antonio Conten ish-shoku i skuadres, Alessandro Del Piero.
Ai ne fund e ka mbyllur edhe me nje koment per Interin: “Jane ata kundershtaret e Juves? Sigurisht. I kane te gjitha mundesite te jene.”