Pedulla zbulon: “Inter, ndryshojne perseri shifrat e shitjes se Nainggolan? Ja detajet.”
Radja Nainggolan nuk ka qene diten e djeshme as ne fushe dhe as ne pankine per Interin ne transferten e Beneventos.
Zyrtarisht ka qene jashte per shkak te nje dhimbje fyti (sipas komunikates se bere nga Inter), por flitet se prapa mund te jete merkato.
Pozicioni i tij tek Interi eshte ne dyshim te forte dhe e ardhmja e tij mund te jete skuadra e Cagliarit qe e pret me krahe hapur.
Tranjeri i ishulloreve e pret prej javesh dhe lojtari deshiron te transferohet, por deri me tani, Cagliari nuk ka arritur te beje asnje oferte bindese per Interin.
Por ne oret e fundit duket se ka ardhur nje progres i rendesishem ne drejtim te lojtarit nga klubi qe eshte ne pronesi te Giulinit.
Ky operacion eshte perfolur ne fillim se do te jete 12 milione euro, por ndermjet huazimit dhe blerjes se kartonit, me sa duket shifrat ndryshojne.
Ne total, Interi do te perfitoje 15 milione euro ne rast se Cagliari do e marre Radjan ne nje operacion huazim me detyrim blerje.
Por ka edhe nje sforco te fundit per tu bere. Do duhet edhe pak durim sepse Interi pervec eurove ka kerkuar edhe kartonin e ty lojtareve te talentuar.
Cagliari duket drejt dorezimit: cfare nuk behet per dashurine e vertete sot… Por Radja te Cagliari duket me te vertete nje operacion qe mund te mbyllet shume shpejt.
Burimi: Alfredo Pedulla.