Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

627 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perisic zbulon: “Isha shume afer Manchester United. Si mund ti thuash jo Mourinhos? Mu duk sikur isha ne nje enderr.”

Perisic zbulon: “Isha shume afer Manchester United. Si mund ti thuash jo Mourinhos? Mu duk sikur isha ne nje enderr.”
Inter Club Staff

Ivan Perisic mund te largohej nga Interi edhe ne te kaluaren por kjo gje nuk ka ndodhur per arsye qe nuk vareshin nga ai ne menyre te drejtperdrejte. 

I intervistuar per The Athletic, sulmuesi kroat ka zbuluar nje prapaskene qe ka te beje me te kaluaren e tij.

Sulmuesi ne pronesi te klubit zikalter eshte ne huazim tek Bayern Munich por ka qene shume afer Manchester United kur ne pankinen e Red Devils ka qene Jose Mourinho.

“Sa afer kemi qene? Shume. Ishte fantasike kur Mourinho me ka telefonuar, ishte thjesht e pamundur ti thoje jo teksa e kishe ne anen tjeter te telefonit.”

“Deshiroja shume qe te isha i stervitur te pakten njehere ne karrieren time nga ai. Prandaj doja te transferohesha tek United.”

“Ishte nje nga endrrat e mia dhe kur ai me therriti me dukej nje enderr e vertete. Pastaj ishte nje tjeter enderr e imja qe te luaja ne ne te gjithe kampionatet me te medhenj te Europes, por nuk ndodhi.”

“Ishte e veshtire per mua, por nuk dua te hy ne detaje. Kam zbuluar edhe arsyet e verteta se pse kjo gje nuk u be vetem dy vite me pas.”

30 vjecari me pas ka folur edhe per eksperiencen e tij tek Borussia Dortmund, ku luajti qe nga korriku 2011 deri ne janarin e 2013 me Jurgen Kopp.

“Do te them te verteten: nuk isha gati. Nuk isha mesuar qe te mbroja, nuk e dija as se cfare ishte nje loje me dy faza.”

“Jurgen me ka mesuar futbollin modern dhe duhet ti them shume faleminderit per kete fakt.”

“Kemi fituar kupen dhe kampionatin ne sezonin tim te pare dhe kur pashe qe ne sezonin e dyte situata ime nuk ndryshoi, atehere kerkova qe te largohesha.”

“Vajta dhe i thashe se deshiroja te luaja rregullisht dhe ai me tha qe e respektonte vendimin tim dhe do ta gjenin per mua nje zgjidhje. Nje tranjer i madh ai.”

Nderkohe, ne fund Ivan Perisic e mbyll me nje fraze edhe per Interin dhe momentin aktual qe po kalojne zikalterit.

“Jam shume i lumtur per ish-shoket e mi qe jane ende shoket e mi ne fakt, jo ish. I ndjek sa here kam mundesi dhe madje kam pare edhe nje ndeshje ne Meazza kete sezon.”

“Uroj qe ky te jete viti i duhur per Interin sepse tifozeria e meriton nje gezim duke pare qe kane shume vite qe presin.”

“Mendoj se Interi do te jete rivali kryesor i Juventusit kete sezon dhe skuadra i ka te gjitha mundesite per te bere mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.