Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

401 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta zbulon: “Ja si qendrojne gjerat sot per sot per Sanchez. Nderkohe Lautaro nuk na ka thene kurre se…”

Marotta zbulon: “Ja si qendrojne gjerat sot per sot per Sanchez. Nderkohe Lautaro nuk na ka thene kurre se…”
Inter Club Staff

Interi arriti te fitoje diten e djeshme dhe eshte afruar akoma me shume me Juventusin duke kaluar menjehere ne vendin e dyte duke parakaluar Lazion dhe Atalanten.

Eshte ky objektivi i Interit ne kete moment, ta mbylle sa me mire kampionatin qe ka pasur disa hapa fals qe duhet te ishin shmangur se sot mund te ishim duke folur per nje sezon komplet tjeter.

Po perpara sfides, ne mikrofonat e DAZN ka folur administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta i cili ka cekur temen e Lautaro Martinez dhe qendrimin e Alexis Sanchez.

“Nuk kam degjuar akoma drejtorin e Sassuolos, Carnevali. Por ne me Sassuolon kemi nje mardhenie solide.”

“Alexis Sanchez? Gjerat sot per sot qendrojne keshtu. Duhet te kujtojme ne radhe te pare qe ai ka munguar per shume kohe per shkak te demtimit te rende.”

“Por ai po tregon cilesite e tij qe te gjithe ne prisnim qe prej dites se pare sepse ai ka vite qe eshte nje nder me te miret ne qarkullim.”

“Te flasesh sot per te ardhmen eshte e parakohshme, por do te vleresojme me teknikun gjithcka. Sot per sot, nuk eshte nje lojtar i Interit, por i huazuar. Por eshte nje lojtar i madh, dhe ne kemi shume deshire ta kemi me ne.”

“Lautaro? Fjalet i merr era dhe ato qe kane rendesi jane faktet. Eshte nje lojtar i yni dhe nuk e ka manifestuar ne asnje moment deshiren per tu larguar nga Interi.”

“Eshte nje profesionist serioz dhe nuk kushtezohet nga asgje. Ne ndeshjet e fundit ka zhvilluar ndeshje ne sintoni me kualitetet e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.