Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

493 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Marotta ka hequr dore nga dy lojtare me te cilet kishte marreveshje: ja motivet.”

Gazzetta zbulon: “Marotta ka hequr dore nga dy lojtare me te cilet kishte marreveshje: ja motivet.”
Inter Club Staff

Me sa duket, fjalet e Ivan Perisic dje tek Inter TV nuk eshte se te japin ndonje ide tjeter ndryshe nga ajo qe eshte perfolur keto dite.

Ajo interviste nuk ishte vetem nje tregues se kroati deshiron te qendroje tek Interi, por edhe nje tregues se Interi beson tek ai.

Ndryshe, cfare kuptimi do te kishte te publikoje nje interviste ne kanalin tend zyrtar nese ai lojtar do te largohet?

Pikerisht nga kjo niset edhe analiza La Gazzetta dello Sport, qe ka zbuluar se Interi ka hequr dore nga dy lojtare ne merkato.

Marcos Alonso e Emerson Palmieri

“Me perjashtim te ndonje oferte te pamundur (qe veshtire se do te vije), Perisic do te qendroje tek Interi.”

“Conte do e perdore kroatin si nje xhol ne krahun e majte dhe si zevendesues te pare te Young por pse jo, edhe nje titullar ne te ardhmen e afert.”

“Qendrimi i Perisic ka perjashtuar ardhjen e nje lojtari tjeter ne ate krah tek Interi dhe me sa duket, i ka prishur planet dy lojtare te tjere.”

“Marotta kishte nje marreveshje prej kohesh edhe me Marcos Alonso por edhe me Emerson Palmieri, por me sa duket, ai ka hequr dore nga ta.”

“Ne kete mes ka ndikuar cmimi i larte qe ka kerkuar Chelsea per ta por edhe qendrimi i Perisic. Edhe pse te dy lojtaret kishin dhene dakordesine e tyre per nje transferim ne Milano, te pakten kete sezon, nuk behet gje me Interin qe ka hequr dore perfundimisht nga ata.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.