Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 1, 2020

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zbuluesi i Gaglias: “E zbuluam rastesisht. Po shikonte i trishtuar autobusin ku ishte i vellai dhe i them…”

Zbuluesi i Gaglias: “E zbuluam rastesisht. Po shikonte i trishtuar autobusin ku ishte i vellai dhe i them…”
Bujar Berishaj

Nje talent i paster, qe me ne fund po e shfaq tek Interi nen udheheqjen e Luciano Spallettit.

Nje talent i zbuluar rastesishtnga Bonifacio, skaut historik i Atalantas. Gazzetta dello Sport ne nje artikull te saj ka treguar historine e nje femije qe dite pas dite eshte bere i madh. Dhe e ka bere me nje reportazh te madh qe permbyllet me fjalet e atij qe e ka zbuluar, Bonifacios qe ka thene:

“Dhe te thuash qe Roberto e ka pushtuar Atalanten rastesisht… «Ishim duke u nisur per ne Genova ku do te zhvillonim nje turne dhe Roberto ishte i trishtuar derisa shihte vellaun Andrea ne autobus»”.

“Duke iu afruar i them: ‘Deshiron te vish edhe ti?’. Buzeqeshja qe me dha eshte e paharrueshme. Fati deshi qe gjate ndeshjes se pare u lendua nje mesfushore dhe atehere e provova. Roberto nuk doli nga fusha me, pastaj fituam edhe turneun”.

Sot do te paraqitet ne Bergamo me 188 centimetrat e tij krenar, i emocionuar dhe falenderues ndaj Atalantas. E per kete flet edhe nena e tij qe e di se:

“Pavaresisht temperamentin te tij te ftohte, ndonje te dridhur do e kete, edhe pse e rendesishme do te jete qe ai te mos demtohet”, eh, zemra e nje nene.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.