Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 5, 2020

Scroll to top

Top

628 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zenga: “Favore ndaj Inter? Mendoj per Crotonen. Nuk do te jete e lehte per Lazion qe…”

Zenga: “Favore ndaj Inter? Mendoj per Crotonen. Nuk do te jete e lehte per Lazion qe…”
Bujar Berishaj

Dhe tani i gjithe Interi ben tifo per Crotonen qe te mbaj gjalle akoma shpresat per Champions.

“Duam te mbyllim gjithcka ne kete ndeshje te fundit ne shtepi por e dime qe Lazio eshte nje skuader e madhe. Jane te forte, me nje trajner shume te mire dhe luajne nje futboll te bukur edhe pse do te kete ndonje mungese te rendesishme”.

Jane keto fjalet e trajnerit Walter Zenga, ish-portieri legjendar zikalter, qe megjithate nuk mendon per ish-klubin por per ate qe stervit tani, Crotonen. Ashtu sic eshte e drejte.

“Duhet te luajme mire per te fituar. Crotone di si t’i pres keto ndeshja. Ne ndeshjen me Chievon na ka shkuar keq per disa episode. Kemi humbur, por kemi perveshur menget dhe jemi rinisur”, ka thene Zenga.

“Tani kemi nje tjeter mundesi per te shpetur dhe pastaj nje tjeter per te cilen nuk dua te mendoj sepse dua te mbyll kete ceshtje me heret. Favore per Interin? Jam trajner i Crotones dhe nuk mendoj per asgje tjeter. Duhet te fitoj per skuadren time, qytetin, klubin, tifozet”.

“Lazio duhet te shkoj ne Champions? Nese ne fund fitojne do te jem i pari qe do t’i uroj. Por te jeni te sigurt qe per ta do te jete nje problem te luajne ketu ne Crotone”, ka perfunduar ai.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.