Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

539 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zenga: “Inter, ne Champions mos ki frike. Do ju tregoj dicka qe kam mesuar pikerisht nga Interi…”

Zenga: “Inter, ne Champions mos ki frike. Do ju tregoj dicka qe kam mesuar pikerisht nga Interi…”
Inter Club Staff

Ai ka qene dje miku i shtepise qe ka bere vizite ne Qendren Sportive Suning ne Appiano Gentile.

Po flasim per ish-portierin Walter Zenga, legjendarin zikalter, qe ka folur me pas edhe per InterTV ku ka dhene nje interviste te gjate.

“Cfare kenaqesie te rikthehem ne shtepi – ka filluar intervisten e tij Zenga -.”

“Sa here marr fryme ketu, e ndjej se ketij vendi i perkas e me kujtohet e gjithe e kaluara ime.”

“Ketu kam perjetuar emocionet me te bukura qe do te me qendrojne pergjithmone brenda meje.”

Fitorja ndaj Bolognas mund te jete nje trampoline?

“Do te jete e rendesishme ti japim vazhdimesi, tani do te kete ndeshje te komplikuara por te bukura.”

Tani do te luhet Inter-Parma: cfare ndeshje pret?

“Sot futbolli ka ndryshuar shume, sepse ka skuadra te vogla qe jane shume te organizuara. Duhet gjithmone nje paraqitje e kujdesshme nga ana e te gjitheve: rezultati mund te jete gjithmone okazional.”

Interi rikthehet ne Champions League, me kundershtare teper te veshtire.

“Te kesh nje grup te lehte mund te sjelle qe te kesh renie te tensionit. Interi nuk duhet te kete frike te luaje kunder klubeve te forta: mund te rrezikoje dicka, por ky eshte futbolli. Mua Interi me ka mesuar qe perballjet me te veshtira jane ato me te bukura dhe ato per tu fituar.”

San Siro mund te jete nje faktor?

“Tifozet e Interit e kane mbushur gjithmone stadiumin. Vitin e kaluar kur erdha me Crotonen ishin 50.000 persona. Per tifoze Interi nuk ka vuajtur kurre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.