Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zevendesi i Handanovic, Gazzetta jep lajmin: “Zbulohet lojtari qe ka zgjedhur Interi: ka mundur konkurencen e Musso dhe Sepe.”

Zevendesi i Handanovic, Gazzetta jep lajmin: “Zbulohet lojtari qe ka zgjedhur Interi: ka mundur konkurencen e Musso dhe Sepe.”
Inter Club Staff

Inter ka zgjedhur me ne fund: do te jete Ionut Radu zevendesi i Samir Handanovic ne sezonin e ri.

Sipas Tuttosport, portieri rumun qe eshte produkt i klubit zikalter (ka dale nga te rinjte) eshte gati te beje rikthimin ne baze.

“Ai do te mbuloje keshtu rolin e zevendesit te Handanovic sezonin e ardhshem. Interi duket se ka ardhur ne nje vendim final: do te jete radha e Ionut Radu.”

AI KA MUNDUR NE KETE GARE SEPE DHE MUSSO – “Klubi zikalter dukej i orientuar te besonte tek nje zevendes me eksperience ne Serie A dhe nje nga keto emra ka qene Luigi Sepe i Parmes qe ne te kaluaren ka luajtur edhe per Napolin kur bente rezerven e Reina.”

“Ose ideja tjeter qe shikonte Interin duke bere nje investim te rendesishem per porten duke blere nga Udinese porterin Musso.”

“Por nuk dukej se ishte nje operacion i menduar mire ai, sepse Udinese kerkonte 30 milione euro dhe Interi per nje zevnedes te Handanovic qe shumicen e kohes do e kaloje ne pankine nuk do i shpenzonte kurre kaq.”

MOTIVET E ZGJEDHJES SE RADU – “Situata ka ardhur duke u zhvilluar me kujdes edhe pse pandemia e ndaloi si proces ne fillim.”

“Por nje plus te madh qe ka Radu eshte fakti se ai ka dale nga akademia e Interit dhe do te ishte pjese e listes ne Champions League pa zene asnje vend ndaj lojtareve te tjere.”

“Ne kete menyre Interi do te kishte mundesi qe te fuste ne kete liste nje lojtar tjeter ne repartet e tjera.”

“Pastaj, Antonio Conte nuk deshiron lojtare sa per numer por lojtare te gatshem per loje sapo ti jepet mundesia dhe Radu eshte nje portier shume i talentuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.