Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

780 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zevendesuesi i Orialit apo thjesht nje mik? Youri Djorkaeff ne zyren e Interit… (VIDEO)

Zevendesuesi i Orialit apo thjesht nje mik? Youri Djorkaeff ne zyren e Interit… (VIDEO)
Xhorxh Gellci

Ne nje pasdite te nxehte korriku, ku perflitet per shume tratativa – sidomos ne aksion Inter-Parma, kthehet perseri ideja per nje Galliani zikalter, ose me mire te themi, nje Oriali i ri. Quhet Youri Djorkaeff, dhe ambjenti zikalter e njeh shume mire. Me te vjeterit kujtojne ate rovejshate te mrekullueshme ne ndeshjen kunder Romes, e gdhendur ne historine e Interit (ne videon ne fund te lajmit), dhe tre sezone te tjera me gezime dhe vuajtje te jetuara me francezin.

Shtate vjet me pare ka varur kepucet ne mur, por vazhdon te merret me futboll. Sot, sic referohet nga Sky Sport 24, ka takuar Massimo Morattin ne zyrat e Interit. Eshte e veshtire te vendoset nese ka qene nje takim mes miqsh te vjeter ose fillimi i nje sezoni te re: fakti eshte qe shume e quajne te nevojshem nje drejtues te gatshem te dale para telekamerave dhe te beje lidhjen mes dhomave te zhveshjes dhe shoqerise. Ky rol mungon tek zikalterit prej kohes te Mourinhos dhe Gabriele Orialit. Dhe Youri Djorkaeff duket te jete njeriu i duhur ne vendin e duhur. Por per te kuptuar zhvillimet e metejshme, duhet te presim…

Me poshte keni golin e tij te paharrueshem ne ndeshjen kunder Romes

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.