Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

398 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zgjedhja (e lumtur) e Icard-it dhe nje kusht i domosdoshem…

Zgjedhja (e lumtur) e Icard-it dhe nje kusht i domosdoshem…
Donald Elmazi

E pranoj, me bezdis akoma, edhe pse jane ndeshjet e dyta, te mos e shoh Interin ne kupat e Europes. Pas shume vitesh, nga e marta ne te merkure dhe te enjte te dedikuar skenave te Europes, nuk eshte e lehte te ambjentohesh me idene qe angazhimet kryesore te skuadres se zemres jane stervitjet ne Appiano Gentile. Me gjithe sinqeritetin nuk do doja te ambjentohesha kurre dhe uroj qe kjo mungese te mbyllet per disa muaj.

Pavaresisht leitmotiv-it(temes kryesore) mediatik si penalltia e dhene per Balotellin nga faulli i Van der Hoorn (apo e kunderta?) dhe nje Juve qe calon ne kupa, perqendrohem tek nje lajm i bukur: grumbullimi i Maurito Icardit ne kombetaren argjentinase. Dicka rastesore per te thene te verteten duke pare qe sulmuesi nga Rosario do zevendesoje Leo Messin e demtuar. Dhe asnje nuk e lidh kete rastesi si nje zevendesim te barabarte apo te perafert. Do te ishte nje cmenduri, ne mes te te dyve ka nje hendek shume te madh qe mbase nuk do te zvogelohet asnjehere. Nuk eshte e thene qe Sabella ti jape minuta ne fushe, por nuk mund te perjashtohet si mundesi. Me shume do te varet nga klasifikimi i Seleccion ne prag te Boterorit ne Brazil. Nje garbage time sic thuhet ne anglisht, ku mund te gjeje hapesira klasi 1993 i blere nga Sampdoria per 13 milion euro ne total.

Premtim: para pak ditesh Maurito ishte midis Italise dhe Argjentines. dikush shpresonte qe Prandelli ta ftonte me pare se kolegu Sabella. Por trajneri italian humbi kohe sepse Icardi e ka patur gjithmone ne mendje Argjentinen, ndihet bardhekalter dhe nuk do te pranonte asnje kombetare. Jam shume i lumtur per te, e ndjente dhe ne fund ia arriti. Por ne te njejten kohe me vjen keq per pjesen Italiane qe e pelqente ate. Duke marre parasysh paqendrueshmerine e ndonjerit apo papjekurine e tjetrit, nje si Maurito do i bente mire kombetares italiane, ku Interi eshte shume pak i perfaqesuar. Gjeja pozitive: grumbullim i menjehershem, vleresimi i Icardit eshte rritur. Sa? Eh nuk i vendos un cmimet por me 2 gola ne 20 topa te luajtur (dhe me cmimet neper Europe) mund te them qe Transfermarkt mund ta vleresoje 17-18 mln vleren e kartonit te tij.

Po permend te njejten vlere dhe per nje lojtar qe me pelqen jashtezakonisht shume : Radja Nainggolan. Kam shpresuar gjate qe bashkombesia me Thohir mund te ishte nje e dhene per ta sjelle ne MIlano kete vere. Do na bente shume pune edhe pse jam shume i kenaqur me impaktin e Taider ne boten zikalter. Drejtuesit tane kane punuar shume per kete piste, duke zbuluar qe Radja ka qene me te vertete numri 1 ne listen e merkatos verore, por mund te behej nese presidenti i ardhshem do te investonte qe ne merkaton e kaluar. Nje kusht i domosdoshem per tu verifikuar. Por mendoj qe te gjithe ne duke e pare ne fushe te dielen e shkuar kane qene te bindur  se do te na shkonte shume mire ne mesfushen tone plot muskuj, teknik dhe i perpikte ne levizje ashtu sic e do dhe Mazzarri.

Asgje s’eshte e humbur, Thohir dhe ortaket e tij te pasur jane duke ardhur dhe janari eshte mbas dere. Edhe nese nuk do te kishte kohe apo nevoje gjithcka do te shtyhet per ne qershor. Me lejoni nje apel te lehte per ate qe do te merret me detyrat e merkatos per klubin zikalter te nise gjuetine para se te na ike diku tjeter. Ne fund te fundit investimi do te na e shperbleje, ashtu sic po ndodh me Icardin.

P.S – Pavaresisht asaj “do te vras” drejtuar arbitrit dhe 3 turnet e falura per skualifikim te dhena nga Tosel per lojtarin, trajneri Prandelli do e grumbulloje Balotellin per ndeshjet e ardhshme. Ja dhe disa shenja te zeza per kodin e etikes se besueshmerise se futbollit tone.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.