Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

737 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zhang i shtang te gjithe: “Ja pse u largua Conte nga Interi. Objektivi i Interit kete sezon eshte…”

Zhang i shtang te gjithe: “Ja pse u largua Conte nga Interi. Objektivi i Interit kete sezon eshte…”
Inter Club Staff

Nje merkato per tu mbyllur me nje bilanc aktiv rreth 70 milione euro dhe nje ulje e rrogave me 15 perqind.

Kete gje e konfirmon Steven Zhang ne intervisten qe i ka dhene La Gazzetta dello Sport diten e sotme.

Tani topi i ka kaluar drejtuesve, te cilet jane te impenjuar te dergojne ne port nje pune jo te thjeshte per te gjetur ekuilibrin e duhur mes kerkesave financiare dhe kerkesave per te bere nje Inter kompetitiv.

President Zhang, ne 6 qershor 2016, grupi Suning u be pronare e Interit. Sot, pese vite me pas, ti po ledhaton Kupen e Skudetos ne sallen e trofeve te Interit.

“Eshte nje krenari e madhe qe kemi arritur kete objektiv. Njembedhjete vite me vone nga titulli i fundit, duke ndalur nje skuader qe fitonte prej 9 vitesh radhazi.”

“Kualiteti dhe kapaciteti per te fituar duhet te na beje qe te vazhdojme te programojme nje te ardhme solide dhe te pasur me kenaqesi.”

Tani qe keni arritur te Skudeto, si e cileson ti rrugetimin drejt ketij cikli?

“Ajo qe me pelqen me shume tani eshte te evidentoj se si nder vite eshte perforcuar shume niveli drejtues dhe i shoqerise.”

“Interi sot eshte nje nga realitetet me te forta dhe me te organizuara ne nivel europian.”

Edhe pse ju jeni pronare te huaj, kjo strukture bazohet ne nje menaxhim te besuar italian…

“Duhet te futesha ne boten Inter dhe te rrenjet e saj ne Milano. Askush nuk mund te ma shpjegonte me mire se italianet.”

“Po ju bej nje shembull tekniko-taktik: kam dashur te kuptoj se historikisht fitoret ne itali ndertohen duke u nisur nga mbrojtja.”

“Kujtoj mire kur Piero (Ausilio) me ka shpjeguar se sa e rendesishme do te ishte te kishim nje mbrojtje te forte dhe e mbaj mend mire sa i lumtur ishte ai diten qe mori Bastonin dhe Skriniar per ti vene perkrah De Vrij…”

Ka pasur opsione per ta shitur Interin? Eshte folur gjate per nje oferte 750-800 milione euro nga nje shoqeri e huaj…

“Nuk eshte e vertete, nuk ka pasur asnje oferte te vetme per shitjen e klubit. Por edhe ne nga ana tjeter nuk po kerkonim kete.”

“Ne kete faze post-pandemike nuk eshte e thjeshte te gjesh grupe te interesuara qe te investojne ne futboll qe aktualisht eshte nje sistem ku humben shume para cdo vit.”

“Objektivi yne eshte tani qe te gjejme ekuiliber financiar nepermjet nje ridimensionimi te kostove, ndryshe nuk do te gjenden kurre investitore te rinj.”

Po a mjafton per momentin huaja nga Fondi Oaktree per te mbajtur te qete situaten apo duhet te qendroni te hapur per afrimin edhe te nje aksioneri ne minorance?

“Nga njera ane ne arsyetojme gjithmone per nje periudhe mesatare-te larget dhe jemi gjithmone te hapur per partnere komerciale apo financiare qe mund te rrisin te ardhurat dhe te jene pjese e projektit tone per te miren e Interit.”

Pandemia ka prekur shume futbollin dhe kriza ekonomike ka bere qe klubet te mendonin dhe shpejtonin krijimin e Super Liges. Kronika se si ka ndodhur, dihet tashme. Cili eshte mendimi yt?

“Duhet te inovojme. Te shohim per te ardhmen. Duhet provuar. Natyrisht qe keto gjera duhen bere me UEFA dhe FIFA. Suepr League ishte thjesht nje shembull i tentativave qe duhen bere.”

Po per ju projekti i Super League ka perfunduar apo ekziston akoma?

“Nuk ekzistojne projekte qe nuk bien dakord me FIFA dhe UEFA.”

Ne cfare pike jeni per stadiumin e ri?

“Nje impiant i ri eshte thelbesor jo vetem per te rritur te ardhurat apo per te qene me solid ekonomikisht, por per mundesine qe do i ofronte tifozeve te Interit per te perjetuar 360 grade nje event sportiv.”

Largimi i Contes e ka shkundur mire tifozerine zikalter. Ishte me te vertete e pamundur per te vazhduar bashke?

“Qe prej momentit te pare qe ne kemi marre Interin kemi menduar per Conten se ai do te ishte emri me i duhur per projektin tone.”

“Dy vite me pare arritem me ne fund ta sillnim tek Interi. Une isha dhe mbetem i bindur se Conte eshte nje tranjer fitues.”

“Eshte arsyeja qe na ka derguar te investojme shume tek ai dhe te skuadra dy vitet e fundit.”

“Qe ne veren e kaluar pandemia e kishte prekur shume fort Interin dhe te ardhurat e klubit, por ne vazhduam me te, duke u perqendruar tek sezoni dhe ishim te bindur se mund te fitonim.”

“Vendimi ka qene i duhuri. Por tani, pandemia na ka goditur ne nje menyre qe eshte e pamundur te mos shohim situaten drejt dhe te kerkojme te kursejme per te gjetur nje ekuiliber ne bilanc.”

“Duhet qe te ulim me patjeter kostot dhe te kontrollojme rreziqet. Kjo natyrisht qe influencon edhe ne strategjite e merkatos.”

“Pikerisht ne kete pike kendveshtrimi yne dhe i Contes jane perplasur dhe kane sjelle largimin e tij. Kjo eshte arsyeja qe iku nga Interi.”

“Ajo qe nuk ishte thelbesore per Conten, ishte thelbesore per klubin. Dhe e kunderta. Conte eshte nje tranjer i madh, por si president me duhet te mendoj per te miren e Interit.”

Cfare ndjesie ju ka dhene Simone Inzaghi ne keto takime te para?

“Simone ka treguar ne keto vite se eshte nje teknik me vlere dhe me eksperience dhe ka te gjithe kualitetin e nevojshem per te mbajtur lart dhe kompetitiv klubin tone.”

“Eshte ajo qe duam, por duke bashkepunuar qe Interi te behet nje klub solid dhe pa asnje rrezik financiar.”

“Ai e njeh projektin tone, e ka pranuar dhe jemi te lumtur qe e kemi marre ketu per te fituar perseri bashke.”

Do te jete Romelu Lukaku simboli i Interit 2021-2022?

“Nuk eshte e drejte dhe elegante qe te lexohet emri i vetem nje lojtari si imazh i klubit. Futbolli eshte nje sport me 11 lojtare qe zgjidhen nga nje skuader shume e gjere.”

“Te gjithe luftojne dhe jane te rendesishem per objektivat. Skudetot fitohen bashke dhe jo vetem nepermjet nje lojtair.”

“Por me siguri mund te them se Romelu ka nje personalitet te forte, nje lojtar qe te gjithe shoket e respektojne. Nuk eshte vetem nje lojtar i madh, por ka edhe nje zemer te madhe.”

Cilat jane objektivat e sezonit te ri?

“Ato ekonomik i kemi thene. Duhet bere nje plusvalence e rendesishme ne fund te merkatos por duam te mbajme lart Interin dhe skuadra do te qendroje kompetitive qe te beje shume mire edhe ne Champions League kete sezon.”

“Aty duam te luajme perseri sezonin tjeter. Sepse ne asnjehere nuk duam qe te mos luajme me klubet me te medha europiane.”

Doni ta fitoni kualifikimin ne Champions duke fituar perseri Skudeton?

“Nuk eshte e lehte. Gjashte apo shtate klube enderrojne te fitojne Skudeton cdo sezon, pastaj realiteti eshte ndryshe dhe e fiton vetem nje.”

“Le te shijojme si fillim kete qe sapo kemi fituar dhe me pas te mendojme per tjetrin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.