Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

589 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Steven Zhang i surprizon te gjithe: “Perpara Interit nuk kisha pare asnje ndeshje futbolli. Por tani e di si funksionon gjithcka.”

Steven Zhang i surprizon te gjithe: “Perpara Interit nuk kisha pare asnje ndeshje futbolli. Por tani e di si funksionon gjithcka.”
Inter Club Staff

Steven Zhang, presidenti i Interit, sot ka qene nje nga te ftuarit e Bocconi per te folur per FPF (bashke me te ka qene edhe Jacques-Henri Eyraud, presidenti i Marseille, Andrea Traverso, MG director Uefa si dhe Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit). 

Nderkohe, keto kane qene fjalet e presidentit te Interit te sjelle ne shqip nga Inter Club Albania.

“Eshte me te vertete nje nder te qenit ketu ne mesin tuaj. Te qenit ne kete universitet me ka lejuar qe te behem president i Interit dhe ne te ardhmen te gjithe studentet ne kete universitet do te kene ne jeten e tyre nje rruge preferenciale per te ardhur dhe per te punuar tek Interi.”

“Kur kam ardhur ketu, problemi im me i madh ka qene te kuptoj mekanizmat e Fair Play Financiar.”

“Ne nuk flisnim per lojtare, nuk flisnim per marketing, por flisnim vetem per FPF nderkohe qe te mendonim per skuadren.”

“Per mua futbolli ka qene dicka totalisht e re. Do ju them te verteten: perpara se te vija tek Interi nuk kisha pare asnje ndeshje futbolli dhe me eshte dashur nje vit i tere per te kuptuar si funksiononte gjithcka dhe si te permiresoja klubin.”

“Te gjithe klubet e medha ne bote deri pak vite me pare ishin te kontrolluara nga familje qe hidhnin para ne sistem por mendoj se FPF eshte e permiresueshme hap pas hapi. Por duhet nje sistem me fleksibel, sidomos kur ke te besh me shitjen e nje klubi tek disa investitore te rinj.”

Por meqe jemi tek te ardhurat, Steven shton: “Nese shikoj Interin nga jasht them se te ardhurat dhe te drejtat televizive mund te rriten me patjter.”

“Por kur e shikoj nga brenda e them se eshte shume e veshtire qe Interin ta ofrosh si produkt televiziv ne shtete te tjera pertej Italise duke pare oraret e ndeshjeve, flas edhe per ato te rendesishmet, sepse ato transmetohen ne orare te pamundura per tifozet kinez per shembull sepse per ta eshte shume e veshtire.”

“ECA dhe UEFA duhet te shikojme me kujdes tregje si USA dhe Kina, sepse duhet te marrin parasysh edhe ata. Keto produkte kane rendesi, por nuk mund te kene rendesine qe ne duam nese ne i ofrojme atyre nje ndeshje futbolli ne oren 3 te nates, apo jo?”

“Sa persona do te zgjoheshin ne oren tre per te pare nje ndeshje? Shume preferojne te shikojne rastet dhe golat e nje ndeshje nepermjet aplikacioneve ne telefon se sa te zgjohen ne ate ore.”

“Duhet qe te rrisim kete trafik dhe ti pershtatemi pak edhe atyre. Nepermjet social media mund te arrijme gjithcka. Sepse sot broadcast jashte Italise eshte nje fete shume e vogel e te ardhurave por duhet te jete e kunderta.”

Mbi entuziazmin e tifozeve ai shton: “Entuziazmi i tifozeve? Ata e kane vene re procesin e rritjes qe kemi ndermarre ne dhe kane vendosur te qendrojne afer skuadres.”

“Klubi eshte ne rritje dhe kjo eshte e dukshme. Vetem nese krijohet kompeticion ne kampionat dhe kupa nderkombetare mund te rritesh me futbollin.”

“Vetem nese krijojme nje sistem qe funksionon mund te sjellim ne itali lojtare te medhenj dhe te perforcojme skuadrat tona.”

“Klubi po rritet tani dhe propozon sherbime akoma me te mira por rruga pershkon edhe San Siron e ri. Duhet te shohim me kujdes klubet e Premier League sepse jane klube te nje mentaliteti tjeter qe dine ti shfrytezojne me se miri resurset e tyre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.