Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,985 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zhang: “Ja Interi i ri! Tre parime kryesore per fitimin e kampionatit…”

Zhang: “Ja Interi i ri! Tre parime kryesore per fitimin e kampionatit…”
Inter Club Staff

“Duhet te gjejme menyren qe Interi te arrije ne vendin e pare te Serie A, te fitoje ne Europe: vetem keshtu mund te ndertohet nje Inter qe meriton suksesin. Ky sukses i Interit mund te perfaqesoje edhe standartin e Suning ne industrine sportive dhe futbollistike”.

Manifestimi i rruges se re kineze te Interit vjen drejtperdrejt nga Zhang Jindong, presidenti i Suning Holdings Group, qe ne nje interviste ekskluzive per Inter Channel tregon projektet dhe objektivat e skuadres se re drejtuese te Interit.

TRE PARIME KRYESORE“Deshirojme te ndjekim me perpikmeri tre parime – shpjegon Zhang -. Ne radhe te pare, do te vazhdojme te mbajme fort vlerat e drejtimit profesional qe ekzistojne aktualisht ne klub. Futbolli eshte nje art i bazuar tek kompeticioni dhe drejtimi ne menyre profesionale eshte rregulli numer nje i ketij arti. Ne radhe te dyte, do te vazhdojme te ndjekim objektivin per leadershipin e Serie A  dhe Europe. Duke luftuar ne Serie A, objektivi me i ulet qe do te kemi do te jete te rikthehemi ne Champions League. Ne radhe te trete, do te vazhdojme te mbeshtesim investimet ne baze, do duhet besim tek te rinjte dhe tek kultura Inter.”

INTERI DHE KINA – Pyetjes se perse Suning zgjodhi te bleje Interin, Zhang i pergjigjet duke thene se Inter dhe Suning ndajne nje vizion te perbashket”. “Nder te gjithe klubet europiane, Suning ka pasur gjithmone nje pasion special per Interin, duke qene nje klub qe ka pasur gjithmone nje hapje per cdo person nga e gjithe bota, nje ekip nderkombetar. Zikalterit quhen ndryshe qe prej krijimit “vellezerit e botes” dhe ky eshte nje vizion teper i ngjashem me ate te Suning. Duke qene se Interi ka qene skuadra e pare qe ka vizituar Kinen dhe duke ndihmuar futbollin kinez, Interi ka pasur nje numer te larte tifozesh ne Kine dhe kjo na ka shtyre te ndermarrim nje investim kaq te rendesishem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.