Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

913 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zhang: “Kemi nje plan super per te ardhmen, synojme miliardin. Icardi? E falenderoj, bashke me te do te gjejme zgjidhjen me te mire.”

Zhang: “Kemi nje plan super per te ardhmen, synojme miliardin. Icardi? E falenderoj, bashke me te do te gjejme zgjidhjen me te mire.”
Inter Club Staff

I intervistuar ekskluzivisht nga Corriere della Sera, presidenti i Interit, Steven Zhang ka zbuluar shume mbi strategjite e vena ne jete deri me tani tek Interi dhe ato qe jane ne program ne te ardhmen per klubin zikalter. 

Ai eshte presidenti me i ri i historise se Interit 111 vjecare. 

“Ma thone shpesh, por nuk e mendoj shume. Mosha nuk duhet te jete nje disavantazh, perkundrazi, komplet e kunderta. Do te thote te kesh me shume energji, me shume kohe per te mesuar dhe per te ndryshuar.  Nje gje kjo qe ne industrine e futbollit mungon.”

“Nese mendoj per sektore te ndryshem apo per ate qe po ndodh ne Kine apo ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, njerez qe kane moshen time kane shoqeri qe vlejne miliarda euro.”

“Persona si Mark Zuckenberg apo Elon Musk qe kane nisur me perpara se une, babai im filloi gjithcka ne moshen time. Ku i dihet, mbase ky eshte nje nga motivet qe industria e futbollit nuk po rritet aq shpejt sa duhet sepse mungojne njerezit me moshe te re.”

Suning sot eshte nje super kompani me tete sektore aktiviteti. Interi ne fund te fundit eshte vetem nje copez e vogel e gjithckaje.

“Eshte e vertete, Interi eshte nje aktivitet i vogel brenda Suning por ne te njejten kohe eshte nje pergjegjesi shume e madhe. Ne fillim ku bleme klubin nuk e kishim kuptuar ende. Eshte nje klub futbolli por eshte edhe nje shpirt i gjalle dhe nje marke gjigande boterore ku njerezit shpenzojne shume energji per ta ndjekur.”

“Pas ketyre dy-tre viteve pune tani mund te shikojme qe jemi nje klub solid, nje skuader e forte ne fushe por edhe jashte saj. Kemi nje tranjer shume te mire, lojtare te mire dhe klubi ka dyfshin e personave qe punonin kur erdhem ne. Ishte dicka nuk mund te imagjinohej deri pak kohe me pare.”

Per Suning, cfare perfaqeson Interi? 

“Shume. Ne pjesen e sport-entertainment, per shembull, eshte nje aset shume i madh. Ne Kine jemi platforma me e madhe televizive online per futboll, transmetojme te gjithe kampionatet me te rendesishme europiane. Te kesh Interin ne Europe do te thote ti japesh mundesi shume personave te njohin me mire kete klub dhe te te japin besim.”

“Por edhe kompanite apo federatat kane besim tek ne, per shembull Uefa jo me kot na i ka shitur ne te drejtat televizive te Champions League apo Europa League. Ne bote kush njeh Suning njeh edhe Interin tashme dhe kush njeh Interin njeh edhe Suning. Interi eshte bere nje link i vertete dhe i forte.”

Eshte e vertete  qe te ardhurat ne biznesin e futbollit jane e vetmja gje qe vlejne nese ekziston deshira per te arritur rezultate sportive?

“Personalisht une e mendoj te drejte filozofine e Fair Play Financiar dhe mendoj se eshte rruga e duhur per industrine e sportit por edhe per klube si i yni. Ne fund skuadra qe fiton nuk eshte ajo qe ka fitimet me te medha gjithmone. E kjo eshte pjesa e bukur e ketij sporti.”

“Eshte e vertete gjithashtu se klubet qe kane te ardhurat me te larta kane me shume mundesi dhe me shume fleksibilitet per te marre vendime te rendesishme per te ndryshuar dhe per tu permiresuar. Nje nga gjerat direkte per shembull eshte ajo e shit-blerjeve te lojtareve.”

Interi ka te ardhura per 350 milione euro. Si do te mundet per te konkuruar me skuadrat me te forta ne planet?

“Nese ktheni koken prapa, tre vite me pare ishte nje diference shume me e madhe. Por kjo eshte nje rruge e gjate tashme ku po punojme shume. Qellimi yne eshte te kapim nje miliarde euro te ardhura ne sezon.”

“Nje gje kjo e mundur duke perdorur stadiumin, sponsorin, te drejtat televizive ne Itali dhe Europe por edhe ne Azi. Per kete kemi nisur gjithcka duke pasur nje Team Manager teper te forte dhe me investime te rendesishme e te majme, gje qe nuk mendohej se mund te ndodhte pak kohe me pare.”

Jeni duke tentuar qe me Milanin te ndertoni nje stadium te ri. Por ne Europe te gjithe klubet e medha kane nje stadium personal. Nuk e meriton kete edhe Interi?

“Milani dhe Interi e kane ndare gjithmone stadiumin dhe duke folur nga ana ekonomike ka qene nje zjedhje per te miren e te dyjave ne terma kostoje dhe perdorimi. Stadiumi i ri do te ndihmoje nga ana financiare dhe nga ana e markes.”

“Te punojme me Milanin per kete seshte problem. Nese stadiumi do te ishte vetem i Interit, ai do te punonte njehere ne dy jave. Nese eshte i te dyjave, cdo fundjave.”

A keni menduar qe Interi te kuotohet ne burse?

“Jo, sepse per momentin nuk na duhet dicka e tille.”

Ne te kaluaren ka pasur shume thashetheme per nje hyrje te grupit Alibaba si aksioner tek Interi. A ka te vertete ne keto zera? 

“Nuk e kam refuzuar kurre nje bashkupunim me ta sepse te kesh nje partner si Alibaba eshte nje mundesi e mire per Interin dhe per te arritur objektivat tane ashtu si eshte ai i nje miliardit.”

“Eshte e mundur qe Interi do te kete partnere te saj Alibaben sepse sa per informacionin tuaj qe ne kete moment po punojme ne shume menyra me Alibaba.”

A eshte Jack Ma nje tifoz i Interit?

“Nuk e di, se kam pyetur. Por atij i pelqen shume futbolli. Kam pare disa ndeshje te Kupes se Botes dhe Champions League me te dhe babain tim.”

Cfare efekti ju ka dhene te shikoni disa episode raciste ne futbollin italian?

“Kam mbetur shume i zhgenjyer nga ajo qe kam pare. Dhune, diskriminim, racizem e gjera si keto nuk duhet te ekzistojne ne Serie A. Jemi ne 2019, njerezit jane me te zgjuar, me te informuar fale internetit, nuk jemi ne epoken e gurit dhe nuk jetojme neper shpella. Ideja e sportit eshte qe te rijohet nje energji pozitive per njerezit. Racizmi nuk duhet te lejohet ne asnje stadium te botes.”

Nje mendim per Icardin? 

“Eshte nje lojtar i madh, nje person i mire dhe e ka ndihmuar shume klubin me golat e tij ne te kaluaren. Jemi te bindur se do te gjejme nje zgjidhje shume te mire per te duke bashkepunuar bashke.”

Pra, nuk ka ndonje kthim prapa per te per shkakun se Interi nuk ka sulmues ne kete moment?

“Jo, asnje kthim prapa.”

Do te firmosnit per te arritur ne ditet e fundit te kampionatit duke luftuar per titullin dhe per kalimin e grupeve ne Champions?

“Objektivi per Interin eshte gjithmone ai qe te fitohen te gjitha ndeshjet. Nuk jam i sigurt nese do e jepja firmen vetem per kaq…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.