
Zhang: “Kemi nje projekt afatgjate. Ne vere do bejm nje merkato te madhe”.
“Ne kemi nje projkt te gjate, keshtu qe nuk kemi pse ngutemi, edhe ekonomikisht, ne do e cojme Interin ne majen e botes, duke filluar nga vera e ardhshme, kur do jemi te lire nga FFP e UEFA”. Keto ishin fjalet e Jindong Zhang, te sjella nga Gazzetta dello Sport. Keshtu mendohet se ai ju drejtua drejtuesve ne mbledhjen e djeshme (Thohir, Zanetti, Gardini, Ausilio, Williamson, Antonello, Volpi, Ceo etj).
Per rinovimet e Gardini e Ausilio do flitet ne mars-qershor, kur te behen edhe bilancet e para. Jo me heret. “Ceo duhet te arrij ne mars. Ndersa ne vere do duket dora e vertete e Suning. Thohir mund te shes 31% e tij. Nje qe mund te futet ne vend te tij eshte Zhang Steven i cili ka mar edhe shtepi ne Milano. Zanetti do jete simboli ne nivel drejtuesish, edhe ne Inter Store ne Nanchino ku ishte i pranishem, u respektua nga te gjithe”.