Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

796 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zhang ultimatum Contes: “Ja kush jane tre objektivat qe duhet te kape Interi deri ne fund te sezonit.”

Zhang ultimatum Contes: “Ja kush jane tre objektivat qe duhet te kape Interi deri ne fund te sezonit.”
Inter Club Staff

Moment shume i veshtire per Interin e Contes qe duhet te ringrihet pas humbjes se pesuar ndaj Bolognas dhe pasi ka barazuar me Veronen.

Objektivi kampionat eshte larg, por zikalterit duhet te mbyllin sa me mire sezonin e tyre qe keto kohe nuk ka ecur vaj.

Jane tre me sa duket objektivat apo me mire, ultimatumi qe i ka dhene Steven Zhang nepermjet Marottes tranjerit te Interit.

I PARI ESHTE GRUPI – “I pari shqetesim ne kete moment eshte shperberja e grupit. Steven kerkon qe lojtaret te jene ne sintoni me tranjerin, pikerisht si ne muajt e pare.”

“Conte duhet te marre situaten ne kontroll dhe te afrohet me shume me skuadren e tij. Ai duhet te programoje nje te ardhme te besueshme.”

I DYTI ESHTE VENDI I DYTE  – “Inter duhet qe te jete kete sezon te pakten ndjekesja e vendit te pare qe sezonin e ardhshem te beje perpjekjen e madhe per kampionatin.”

“Investimet nuk do te mungojne por as nuk kane munguar. Nje skuader qe ka investuar rreth 200 milione euro ne merkato, nuk mund te perfundoje pas Lazios dhe Atalantes e ne vendin e katert perseri.”

“Do te ishte nje goditje e forte per besimin qe Suning ka mbi Conten. Por edhe ne nivel bonusesh, lojtaret do te perfitonin me shume per vendin e dyte.”

EUROPA LEAGUE – “Pastaj eshte Europa, i vetmi objektiv sezonal qe i ka mbetur Interit. Ne kete moment, Interi duhet te kaloje Getafen njehere, dhe me pas edhe Bayer Leverkusen ndoshta.

“Nuk eshte nevoja qe te thuhet se nje fitore e ketij trofeu do te fshinte totalisht hijen e deshtimit kete sezon.”

“Por rruga eshte e gjate dhe jo e thjeshte. Me siguri Conte duhet te beje nje rrugetim te sigurt, ku duhet te kape te pakten gjysmefinalen ose ndoshta pse jo, nje finale.”

“Nje dalje e Interit qe ndaj Getafes apo Bayer,  do te ishte nje dem shume i madh per raportin e tij me klubin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.