Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

464 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zhvillim i rendesishem per Icardin: Interi shpreson te klauzola ‘Salah’

Zhvillim i rendesishem per Icardin: Interi shpreson te klauzola ‘Salah’
Inter Club Staff

E ardhmja e Mauro Icardit do te vendoset ne javet e ardhshme. 

Sulmuesi argjentinas eshte ne huazim nga Interi dhe PSG ka nje te drejte blerje 70 milione euro.

Mbi te ardhmen e tij eshte perfolur shume dhe ne nje moment qendrimi ne France eeshte vene ne dyshim te forte por ne realitet gjerat jane ndryshe.

“Mauro vazhdon ne qetesine e tij strategjike por ka nje hapje totale per te qendruar nga PSG nga ana e tij.”

“Nese do te hapen spirale per nje transferim te Juventusi do te kete nje tjeter diskutim sepse Italia mbetet nje enderr (rikthimi) e Icardit, por ne rast se PSG do e bleje, ai nuk mund te beje dot asnje hap prapa.”

“Kjo sepse ai tashme e ka nenshkruar kontraten qe do te kete me PSG ne rast se transferohet aty perfundimisht qe veren e shkuar”, shpjegon Calciomercato.com

“Ceshtja eshte teknike por edhe formale. Tek Interi behet me dije se Icardi ka formosur kontraten me PSG qe ne momentin kur eshte rene dakort per klauzolen prej 70 milione eurosh.”

“Dy klubet po flasin, ndermjet kerkesash dhe tentativash per ulje, dicka eshte e qarte: Interi nuk e do Icardin mbrapsht.”

“Nderkohe, klubi zikalter eshte i sigurt se deshira e Icardit ne kete mes vlen pak sepse ‘klauzola Salah’ eshte evituar.”

“Cfare eshte klauzola Salah? Kur nje huazim behet pa nje kontrate paraprake me klubin ku huazohet.”

“Salah kur u huazua tek Fiorentina nuk nenshkroi asnje kontrate ne fillim te huazimit ne rast se Fiorentina do e perdorte klauzolen dhe kur erdhi koha qe Viola ta blinte, ai nuk pranoi transferimin tek ata dhe perfundoi tek Roma.”

“Te gjithe e mbajne mend ate vere. Mohamed kishte te drejten e zgjedhjes per skuadren ku do te shkonte edhe pse kishte pasur nje marreveshje me klauzole paraprakisht nga Fiorentina dhe Chelsea.”

“Prandaj, kjo klauzole te Icardi nuk ekziston dhe Interi e di qe nese PSG vendos ta bleje, Icardi nuk mund te rrezikoje dot.”

Kjo eshte ajo qe ka shkruar Calciomercato.com e cila edhe njehere sjell ne vemendjen e te gjitheve situaten Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.