Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

258 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zidane i kthen pergjigje Contes: “Ai thote se une nuk duhet te ankohem per mungesat? Te gjithe e dime se…”

Zidane i kthen pergjigje Contes: “Ai thote se une nuk duhet te ankohem per mungesat? Te gjithe e dime se…”
Inter Club Staff

Tekniku i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur ne konference per shtyp ne prag te sfides se rendesishme te sotme ndaj Interit.

“Jemi nisur gati dhe te pergatitur per kete ndeshje. Mariano ka pasur probleme ne te kaluaren, por atij i takon tani te zevndesoje Benzema?”

“E ka treguar ne ndeshjen e fundit, ishim te lumtur me te: ka dhene maksimumin. Kaq duhet, te japim maksimumin.”

“Pa Ramos, kemi humbur 7 ndeshjet e fundit ne Champions League? E njohim rendesine e tij, statistikat jane bere qe te hidhen poshte.”

“Per fat te keq ai eshte demtuar. Do te kerkojme te fitojme kete ndeshje sepse per ne eshte si nje finale perseri.”

“E njohim edhe klasifikimin, do te jete nje ndeshje e veshtire dhe do te vuajme shume. Kemi me te vertete deshire per te marre tre piket.”

“Nga finalja e fituar deri ketu, pak ka ndryshuar per ne. Nuk ka ndryshuar as deshira ime per te fituar perseri.”

“Blloku i lojtareve? Ne futboll ndodh, ky eshte futbolli. Ka momente kur ti je shume i forte, por edhe situata ku bie disi.”

“Momentet e komplikuara nuk na takojne vetem neve, por te gjitha skuadrave. Kunder Interit kemi pasur veshtiresi, por jane gjera normale te nje skuadre qe e ka mbyllur ndeshjen ne menyre pozitive.”

“Me Villareal kemi barazuar, kjo mund te ndodhe. Une nuk jam nje fatalist, kerkojme te punojme per tu permiresuar ne nivel mbrojtes cdo dite e me shume.”

“Une te bind Isco te qendroje? Ne kete moment Isco eshte me ne.”

“Sezon i vecante? Mendoj se duhet te perjetojme gjerat per ti kuptuar. Ka shume ndeshje, por e dime se kjo eshte dhe pasoje e nje fillim sezoni pa pergatitje verore.”

“Kur ne flasim, ju duhet te jeni ketu qe te flisni edhe pr ne per keto gjera. Ka nga ata qe mendojne se edhe spektakli nuk eshte me njesoj.”

“Cdo njeri e mendon ashtu si do. Conte ka thene qe te mos ankohem shume per mungesat? Te gjithe duam te fitojme, nuk duhet te mendojme as per barazim e as per humbje.”

“Per ne gjeja me e rendesishme eshte te japim gjithcka ne fushe dhe te zbresim per ta fituar. Kujtime per Conten lojtar?”

“Ishte kapiteni im, kam perjetuar shume ndeshje me te. Ne vcanti nuk di te te them, por kam pasur gjithmone nje raport te mire me te dhe e kemi akoma.”

“Eshte nje lider i lindur, ashtu si ishte ne fushe. Isco-Eriksen? Nuk dua te futem ne kete histori. Isco eshte nje lojtar i yni deri sa te ndodhe e kunderta. Jemi te lumtur me te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.