Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

417 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zidane nuk e ka mendjen tek Interi: “Ndeshja ndaj Interit? Eshte nje sfide qe nuk ekziston, kjo sepse…”

Zidane nuk e ka mendjen tek Interi: “Ndeshja ndaj Interit? Eshte nje sfide qe nuk ekziston, kjo sepse…”
Inter Club Staff

Me sa duket, tranjer i Real Madrid (kundershtar i radhes i Interit ne Champions League) nuk po mendon aspak per Interin.

Ai ka folur per mediat ne prag te ndeshjes ndaj Huesca ne Primera Division te Spanjes, por eshte shprehur se ndeshja ndaj Interit nuk ekziston per te.

Tekniku i Realit te Madridit, ka dashur qe te mbaje perqendrimin e larte vetem per ndeshjen e radhes se madrilenev.

“Neser per mua eshte nje finale, nje finale e vertete. Dua perqendrim maksimal nga skuadra ime per kete sfide.”

“Ndeshja e se martes ndaj Interit ne mendjen time eshte nje sfide qe nuk ekziston dhe pike. Nuk dua te flas.”

“Duhet te mendojme per Huesca, sepse eshte nje ndeshje thelbesore, prandaj nuk dua te mendoj per Interin.”

“Duhet te mendojme ndeshje pas ndeshje, dite pas dite. Lojtaret e dine, per ne eshte e nesermja dhe mjafton.”

“Neser eshte nje finale per Real Madrid, pavarsisht se po flitet vetem per te marten ne keto ane. Tre piket si kunder Barcelones duhet te jene nje detyrim. Duhet te mendojme vetem keshtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.