Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

730 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zikalter, a e dini kush eshte specialisti i ri i goditjeve te denimit tashme ne skuadren zikalter?

Zikalter, a e dini kush eshte specialisti i ri i goditjeve te denimit tashme ne skuadren zikalter?
Inter Club Staff

Nje nga aspektet mbi te cilat ka insistuar me shume Luciano Spalletti ne merkato kete vere ka qene ai per te shtuar sa me shume zgjidhje per repartin e sulmit te Interit qe shpesh here eshte varur vetem nga golat e Icardit dhe nga gjerat qe mund te bente Perisic.

Ne kete repart ka ardhur Nainggolan, Lautaro Martinez, Keita dhe Politano.

Pikerisht ish-lojtari i Sassuolos mund te jete njeriu qe mund te rrise ne menyre te dukshme nje aspekt ku Interi ka vuajtur shume vitet e fundit: goditjet e lira.

Keshtu shkruan Gazzetta dello Sport e cila shton:

“Ne historine e viteve te fundit tek Interi, goditjet e lira kane qene dicka qe nuk kane sjelle rezultatet e duhura ne shtepine zikalter.”

“Por nese flasim per goditjet e lira qe kane qene krosime eshte nje histori tjeter pastaj sepse Interi ka shume lojtare qe mund te gjuajne shume mire me koke.”

“Qe tek Icardi e deri tek Perisic por edhe mbrojtesit zikalter.”

“Pastaj vitin e kaluar Interi ka pasur dy krosues shume te mire: Brozovic dhe Cancelo. Por kur vjen tek goditjet e lira, ketu ka caluar skuadra zikalter.”

“Sezonin e shkuar nga goditjet e lira direkte jane shenuar vetem dy gola: nje nga Brozovic dhe nje nga Cancelo. Ndersa nese kthehemi edhe dy sezone me pare, dy kane qene golat e shenuar direkt dhe te dy jane shenuar nga Ever Banega.”

“Ever shenoi ne 2017 nga nje goditje denimi, gje qe nuk ndodhte prej 456  ditesh (i fundit kishte qene Ljajic).”

“Me pak fjale, ne shtepine Inter duket se jane harruar kohet kur Recoba, Mihajlovic, Ibra dhe Sneijder ishin nje rrezik konstant per kundershtaret dhe te gjithe trembeshin sa here Interi fitonte nje goditje denimi.”

“Mbase Politano nuk eshte i te njejtes peshe si ai, por eshte nje zgjidhje shume e mire per goditjet e denimit te Interit.”

“Ne kete moment ai eshte zgjidhja kryesore, sidomos nese topi eshte nga krahu i majte. Ndersa kur eshte me e thjeshte te gjendet porta nga ana e djathte, atehere do te jete topi per Brozovic. Por duhet thene se Interi tashme ka nje Politano me shume per goditjet e denimit dhe eshte pikerisht ai Politano qe desh la Interin vjet jasht Champions me nje goditje denimi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.