Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zikalter, a e mbani mend Marco Brancen? Nga sot ai eshte rikthyer ne boten e futbollit dhe ka filluar te punoje ne Malte

Zikalter, a e mbani mend Marco Brancen? Nga sot ai eshte rikthyer ne boten e futbollit dhe ka filluar te punoje ne Malte
Inter Club Staff

Ai ka munguar per shume kohe ne ambjentet futbollistike qe prej ndarjes me Interin shume vite me pare pasi ne drejtimin e klubit erdhi Erick Thohir. 

Po flasim per Marco Branca-n, nje prej drejtuesve te pare si fajtor per renien e Interit pas Tripletes por qe ne te vertete ai kishte qene nje nga mendjet e ndritura qe ate Inter e kishte ndertuar bashke me Morattin dhe Mourinhon.

Por me sa duket ka ardhur koha qe ai te rikthehet ne boten e futbollit duke marre nje rol shume te rendesishem.

Keshtu a i gjithcka do e nise nga Malta ku po merr forme projekti World Football Strategies, nje fond investimi qe deshiron te futet ne boten e futbollit nga ana sportive dhe financiare dhe deshiron te investoje pikerisht tek lojtaret e moshes 16 deri ne 19 vjec qe jane te teseruar ne klubet europiane.

Ne biznes planin e prezantuar nga kjo kompani, eshte zbuluar se ideja eshte qe te blihet nje klub ne Zvicer ose ne Portugali. Kete gje ka zbuluar sot Milano Finanza.

Po cfare roli do te kete Marco Branca ne punen e tij te re tek World Football Strategies?

Marco do te jete Key Manager (menaxheri kryesor) i ketij fondi te ri investimesh qe eshte ideuar nga Massimiliano Barbiani dhe qe eshte gati te hidhet ne sulm ne merkaton e futbollisteve te rinj.

Nese nuk e dini, kjo lloj merkatoje (e lojtareve te rinj) eshte nje treg qe nga 2013 ka pasur nje xhiro me te larte se 7 miliarde euro). Jo pak apo jo?

“Ne te ardhmen fondi deshiron te bleje nje klub mesatar ne Portugali apo Zvicer ku fondet e investimit jane shume aktive dhe te favorizuara nga legjislacioni vendas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.