Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

308 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ziliani, cfare sulmi ne drejtim te Contes: “Na mungonte vetem nje tranjer i Interit qe thote se Juventusi…”

Ziliani, cfare sulmi ne drejtim te Contes: “Na mungonte vetem nje tranjer i Interit qe thote se Juventusi…”
Inter Club Staff

Konferenca per shtyp e Antonio Contes ne prag te ndeshjes Inter-Juventus ka vetem pak minuta qe eshte mbyllur.

Por me sa duket, fjalet e tij nuk i kane pelqyer shume personave ne Itali dhe ne vecanti, gazetarit teper te njohur Paolo Ziliani.

Ai duket se nuk eshte aspak dakord me gjithcka cfare Conte ka thene ne kete interviste, ku nuk kane munguar as elozhet e Contes per Juventusin.

Sipas tij, eshte e papranueshme qe nje tranjer i Interit te thote ato fjale ne drejtim te kundershtareve me te medhenj te zikalterve.

“Ne kete moment na mungonte vetem nje tranjer i Interit qe ne prag te ndeshjes Inter-Juventus te thoshte keto fjale.”

“Elozhe, per te paimitueshmen, te pakrahasueshmen, te paaritshmen, te pabarazueshmen, te ashtuquajturen Juventus.”

“Nje model per tu ndjekur nga te gjithe, klubi qe gezon xhelozine e te gjitheve dhe fsheh sekretin e dominimit ne fushe dhe jashte saj prej vitesh tashme.”

“Faleminderit Antonio Conte”, ka thene ai ne menyre ironike ne fund te shkrimit te tij.

Ziliani njihet gjeresisht si nje gazetar i pavarur qe gjate gjithe karrieren e tij ka tentuar te demaskoje anen mafioze te klubit te drejtuar nga Agnelli. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.