Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

927 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zv. President Sao Paulo: Wellington-Inter? Kjo eshte e verteta…

Zv. President Sao Paulo: Wellington-Inter? Kjo eshte e verteta…
Xhorxh Gellci

FcInter1908 ka kontaktuar ekskluzivisht zevendes presidentin e klubit brazilian te Sao Paulo, João Paulo de Jesus Lopes ne lidhje me interesimin e Interit per mesfushorin Wellington Aparecido Martins, i njohur thjesht si Wellington. Keto jane fjalet e tij:

Miredita z. de Jesus Lopes, duam t’ju pyesim ne lidhje me interesimin e raportuar nga shtypi per Wellington nga ana e Interit.

“Miredita, per sa i perket Wellington, ai nuk eshte nje lojtar ne shitje.”

Por keni folur me Interin?

“Jo, nuk kemi folur, Wellington eshte nje lojtar shume i rendesishem per ne dhe nuk kemi ndermend ta shesim edhe pse, ndryshe nga shume klube braziliane, Sao Paulo nuk ka nevoje te shese sepse financiarisht eshte ne forme te mire.”

Domethene, zerat jane pa asnje baze?

“Ekzaktesisht, une i kam marre vesh nepermjet shtypit, per sa na perket ne nuk ka ardhur asnje oferte nga Interi, as nuk kemi folur me ndonje perfaqesues te Interit.”

Ndoshta e ka bere agjenti i lojtarit…

“Do e perjashtoja dhe ne te vertete nuk mendoj keshtu, sepse lojtari ka rinovuar kontraten me ne prej shume pak kohesh per pese vjet dhe ka nje klauzole prej 40 milion euro.”

Cila eshte vlera e lojtarit? Flitej per 10-12 milion euro…

“Eshte nje pyetje qe nuk di ti pergjigjem sepse nuk e kemi marre kurre ne konsiderate idene per ta shitur. Lojtari per ne eshte shume i rendesishem dhe nuk kemi ndermend te heqim dore prej tij, megjithese natyrisht nuk e di cfare do te sjelle e ardhmja…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.