Zv. presidenti Sao Paulo: “Wellington? Eshte e veshtire ta mbajme”
Mesfushori i ri i Sao Paulo, Wellington, po ndiqet ne Europe. Nje interesim qe vjen nga shume klube europiane qe duket sikur po krijon shume konfuzion mes drejtuesve te ketyre klubeve. Pas ndeshjes me Corinthians, te humbur 2 me 1 nga Sao Paulo, zv. presidenti i klubit Carlos Augusto de Barros Silva ka pranuar se lojtari kerkohet nga shume klube ne Europe, sidomos Inter. Ja fjalet e tij: “E di qe lojtari po merr oferta nga klubet europiane. Kur vijne propozime te tilla eshte e veshtire te mbahet nje lojtar dhe ne e dime mire kete. Kjo gje po i ndodh tani Wellington.“
Nga ana tjeter, vijne edhe fjalet e nje drejtuesi tjeter te formacionit brazilian, Joao Paulo de Jesus Lopes, zv. president i sektorit sportiv, qe ka garantuar se drejtuesit e Sao Paulo “nuk kane interesimin minimal te negociojne per nje shitje te tij ne Europe.” Ndersa Interi, qe ka plotesisht aprovimin e lojtarit, pret zhvillimit.