ZYRTARE – A e mbani mend ‘blerjen e madhe’ Ruben Botta? “Transferohet ne Itali: ja me ke skuader do te luaje ai.”
Ai erdhi ne Milano disa vite me pare si nje yll i se ardhmes, ku pritshmerite per te ishin shume te larta.
Nga videot ne youtube ai dukej si “The Next Big Thing” ne futboll, por ashtu si shpesh here ndodh ne futboll, ishte thjesht nje ‘komete’ qe u shua shpejt ne qiellin zikalter.
Ai u largua pa lene shume zhurme nga Milano ku me pas luajti edhe ne Argjentine apo Meksike fillimisht i huazuar dhe me pas i shitur perfundimisht.
Por me sa duket, me pese vite diference, Ruben Botta eshte rikthyer ne Itali edhe pse destinacioni le per te deshiruar.
Lojtari qe me Interin ka luajtur 12 ndeshje ne Serie A, do te veshe keshtu fanellen e skuadres Sambenedettese.
Komunikaten zyrtare per kete kalim e ka dhene vetem pak ore me pare vete skuadra italiane ne faqen e saj zyrtare ne internet.
“SS Sambenedettese komunikon se ka blere me titull perfundimtar paraqitjet sportive te lojtarit Ruben Alejandro Botta Montero.”
“Sulmuesi do te veshe fanellen Rossoblu per nje sezon me nje opsion edhe per nje sezon tjeter”, lexohet ne komunikaten e skuadres qe luan ne Serie C.