
ZYRTARE – Anzhi inatoset: “Nuk e kerkojme Guarin. Na perdorin per…”
Me te vertete “i eger” komunikimi i Anzhit para pak minutash ne sitin zyrtar. Shoqeria e Daghestan ka pergenjeshtruar cdo interesim te saj per Fredy Guarin, pasi ne oret e fundit ishte folur per nje bashkebisedim mes Brancas dhe te derguarit te Anzhit Vlado Lemic:
“Ne lidhje me lajmet e publikuara rreth nje interesi te anzhit per Guarin, Aubameyang dhe Soldado, klubi njofton qe jane pa asnje baze. Eshte e dukshme qe emri i Anzhit perdoret per te rritur vleren e kartonit te ketyre lojtareve. Te gjitha blerjet dhe kontratat e firmosura do ju komunikohen nga vete Anzhi mediave dhe tifozeve” – lexohet ne komunikimin e klubit.
Pra, e perkthyer me fjale te tjera, ngelet vetem Tottenham ne garen per Guarin. Gjithashtu, lajmi i ofertes prej 20 milion euro eshte i konfirmuar, ashtu si edhe refuzimi i Interit ndaj saj.