Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2019

Scroll to top

Top

750 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Bettella transferohet tek Atalanta: ja sa perfiton Interi ne total

ZYRTARE – Bettella transferohet tek Atalanta: ja sa perfiton Interi ne total
Inter Club Staff

Interi eshte vetem nje hap larg zgjidhjes se problemeve me bilancin per sa i perket Fair Play Financiar me UEFA-n. 

Ajo qe dukej ne fillim nje mal shume i larte per tu kaluar nga zikalterit ne fillim te merkatos, duket se fale zotesise se Ausilios, eshte kaluar dhe tashme Interi mund te rrije e qete.

Sic dihej, ne kasat e Interit duhet te futeshin 45 milione euro brenda 30 qershorit.

Por ne keto minuta ka ardhur zyrtarizimi i radhes nga klubi zikalter dhe Atalanta, ku komunikohet se keta te fundit kane blere Davide Bettella nga Interi.

Ja komunikata zyrtare e klubit zikalter:

“FC Internazioonale Milano komunikon se eshte shitur ne menyre perfundimtare tek Atalanta Bergamasca Calcio mbrojtesi italian Davide Bettella, mbi te cilin Interi ruan te drejten e riblerjes.”

“Bettella, i datelindjes 2000, ka qene nje prej protagonistave te sezonit te madh te Primaveres se Interit te Stefano Vecchi, i cili u perfundua me fitimin e Kampionatit, Superkupes dhe Viareggio Cup.”

“Nga i gjithe Klubi shkon nje pac fat per Daviden dhe per aventuren e tij te re.”

Kjo ka qene komunikata e klubit zikalter pak minuta me pare, por sa ka perfituar Interi nga e gjitha kjo marreveshje?

Plot 7 milione euro kane ardhur nga Atalanta per kartonin e Bettella, nje shifer teper e majme per nje lojtar te Primaveres qe ka rezultuar nje miniere ari per Interin ne keto kohera te Fair Play Financiar.

Por nuk mbaron me kaq, priten zyrtarizime te tjera sot edhe neser.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.