Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

369 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Certifikohet bilanci i 2020: ja sa milione euro ka humbur klubi i Interit kete vit: “Alarm i ndezur sepse humbjet shkojne deri ne…”

ZYRTARE – Certifikohet bilanci i 2020: ja sa milione euro ka humbur klubi i Interit kete vit: “Alarm i ndezur sepse humbjet shkojne deri ne…”
Inter Club Staff

Asambleja e aksionereve te F.C Internazionale Milano S.p.A ka aprovuar bilancin financiar te sezonit 2019-2020, qe ne menyre te dukshme eshte prekur nga pandemia Covid-19.

Ky bilanc eshte karakterizuar edhe nga eficenca ekonomike-financiare, me nje fokus te vecante te monitorimi i kostove, qe nga menaxhimi, deri tek investimet dhe likujditeti, qe eshte vene ne pune ne fund te dhjetorit 2017.

Ne semestrin e pare, jane regjistruar te ardhura te reja, qe kane qene parashikuar qe me pare nga plani industrial i zhvillimit te klubit.

Duke filluar nga marsi 2020, rrugetimi nderkohe eshte ndalur nga pandemia Covid19 qe ka prekur jo pak klubet e Serie A.

Por me pas Federata dhe UEFA vendosi qe kampionatet te vazhdonin dhe gjithcka u mbyll ne 31 gusht 2020.

Keto masa qe jane marre kane ndihmuar klubet qe te mos e mbyllnin sezonin pa parate e kampionateve, edhe pse kane humbur shitjet e biletave.

Interi nderkohe ka qene nje nga ato klube qe i ka pasur abonimet e siguruara dhe ka shpetuar nga humbja ne kete repart.

Nderkohe, bilanci zikalter, ka pare nje ulje te te ardhurave me 45 milione euro, dhe shifra e te ardhurave ka qene 372,4 milione euro.

Kurse humbja e klubit ne miliona euro sezonin e shkuar eshte plot -102,4 milione euro. Jo pak, por ne nje kohe si kjo, nuk eshte shume.

Por eshte nje alarm i ndezur, sepse humbjet shkojne zinxhir dhe sezoni aktual pritet te kete akoma edhe me shume humbje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.