Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

339 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta sulmon ashper Marotten? “Ne vitin e fundit, ai ka qelluar vetem nje nga kater…”

Gazzetta sulmon ashper Marotten? “Ne vitin e fundit, ai ka qelluar vetem nje nga kater…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport ka analizuar frutet e merkatos se veres te Interit diten e sotme, dhe nuk eshte se ka folur me tone te embla.

Marotta i ka dhuruar ne merkaton e fundit kater blerje me peshe Antonio Contes: Achraf Hakimi, Arturo Vidal, Aleksander Kolarov dhe Matteo Darmian.

Keshtu, ata jane ndalur per vleresimin e tyre ne fushen e lojes me shume dhe me pershtatjen e tyre ne Serie A.

“Marokeni ka kushtuar shtrenjte, eshte e vertete, por pertej ndonje gabimi ne fazen mbrojtese, ka qene thelbesor ne disa fitore.”

“Deri me tani ai e ka treguar me vepra se ja ka vlejtur investimi tek ai edhe per ate qe ai perfaqeson per te ardhmen.”

“Vidal nderkohe, nuk ka kushtuar asgje, por rendimenti i tij ka qene ne deficit qe ne momentin e pare e deri ne periudhen e fundit.”

“Ne menyre te vecante, kiliani ka kompromentuar rrugetimin e tij ne Europe me disa sjellje jo prej kampioni.”

“Nderkohe, ne kampionat eshte shume larg koherave kur ka mahnitur boten me paraqitjet e tij te Juventusi i Contes.”

“Kolarov e ka nisur shume keq (kjo edhe sepse Conte e ka perdorur si mbrojtes puro) dhe praktikisht eshte ndalur aty, ndersa Darmian eshte treguar nje xhol i vlefshem per Conten.”

“Gjithesesi, duket se Marotta nuk e ka qelluar merkaton e tij veren e shkuar, ku vetem nje lojtar nga kater ka arritur te shkelqeje. Per njerin kemi nje vote neutrale (Darmian) dhe dy deri me tani kane qene nje deshtim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.