Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

312 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Derbi do te drejtohet nga arbitri Guida: Ja statistikat e tij me Interin dhe Milanin

ZYRTARE – Derbi do te drejtohet nga arbitri Guida: Ja statistikat e tij me Interin dhe Milanin
Inter Club Staff

Tashme eshte zyrtare, arbitri i ndeshjes se madhe te ksaj jave ne Serie A do te jete Marco Guida. 

Eshte ai arbitri i perzgjedhur nga Federata per kete ndeshje delikate e cila eshte e vlefshme per javen e nente te Serie A.

Arbitri nga Torre Annunziata do te ndihmohet nga asistentet Meli, Passeri dhe Maresca i cili do te jete arbiter i katert. Nderkohe perpara VAR do te jete Massimiliano Irrati dhe Alessandro Giallatini.

Nderkohe, keto jane statistikat e arbitrit Guida ne lidhje me dy skuadrat e Milanos: 

Ky derbi eshte ai numer tre qe do te arbitroje Guida ne karrieren e tij. Ne dy derbit e meparshem ka nje barazim ne vitin 2014 dhe nje fitore per Milanin vjet ne Kupen e Italise.

Guida ka arbitruar nje here Interin dhe nje here Milanin kete sezon ku te dyja skuadrat kane fituar me Sampdorian dhe Romen.

Ne total, arbitri ka drejtuar 21 ndeshje Milanin dhe keta te fundit kane koleksionuar: 10 fitore, 7 barazime, 4 humbje!

Ndersa kur ai ka drejtuar Interin: 18 ndeshje, 10 fitore, 4 barazime, 4 humbje.

Guida ka arbitruar 123 ndeshje ne Serine A, ka dhene 610 kartone te verdhe dhe ka akorduar 32 penallti.

Kujtojme qe derbi i Milanos do te luhet dien e diele ne stadiumin “Meazza” dhe pritet te jete ndeshja e radhes Sold Out e Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.