Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | June 25, 2019

Scroll to top

Top

1,068 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Derbi, Interi i ben kerkese Milanit: “Jemi ne pritje qe ta mendoni dy here…”

ZYRTARE – Derbi, Interi i ben kerkese Milanit: “Jemi ne pritje qe ta mendoni dy here…”
Inter Club Staff

Komunikate zyrtare nga ana e klubit zikalter per sa i perket vendimit te Milanit per te mos rimbursuar tifozet qe kane blere bileta per derbin e shtyre per shkak te vdekjes se Davide Astorit.

Interi nuk duket aspak e kenaqur me vendimin e Milanit qe ka vendosur te mos rimbursoje tifozet qe kane bilete por nuk mund te jene prezent.

Mes tyre ka edhe shume tifoze te Interit qe preken nga ky vendim.

Kjo eshte komunikata zyrtare e klubit zikalter:

“MILANO – Ne lidhje me rekuperimin e #DerbyMilano, i programuar per te merkuren 4 prill ne oren 18:30, FC Internazionale Milano deklaron se eshte ne pritje te nje komunikimi nga ana e AC Milan qe te lejoje tifozet e Interit (te sektorit Secondo Anello Verde) te mari nje rimbursim duke qene se nuk i hyn aspak ne pune oferta per te pare nje nga pese ndeshjet e mbetura te Milanit.”

Kjo eshte nje komunikate teper thumbuese nga ana e Interit per kushurinjte, duke qene se kjo kerkese eshte bere publike tashme ne nje komunikate dhe tregon edhe njehere qe raportet ndermjet dy klubeve jane teper te ftohta.

Kujtojme se Milani me vendimin e saj nuk i jep asnje mundesi tifozeve qe kane bilete dhe qe nuk mund te jene dot prezent ne daten 04 prill per t’ju rimbursuar bileten. Milani i ofron nje kupon me vlere te njejte per te shkuar ne nje nga ndeshjet e mbetura te Milanit kete sezon, por per cfare ne bote do i hynte ne pune kjo tifozeve te Interit? Kjo eshte arsyeja kryesore e komunikates zyrtar te Milanit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.