
ZYRTARE – Dodo eshte nje lojtar i Interit. Ja shifrat dhe detajet e transferimit…
Dodo eshte lojtari me i ri i Interit, tashme gjithcka eshte zyrtare.
Kete gje e komunikon ne nje komunikate zyrtare klubi verdh e kuq. Ja cfare shkruhet ne te: “AS Roma ben me dije se ka nenshkruar me FC Internazionale Milano nje kontrate per shitjen ne huazim per dy vjet te lojtarit Dodo (J.R. Pires Ribeiro) per shumen 1,2 milione euro. Marveshja eshte e vlefshme per sezonet sportive 2014/2015 dhe 2015/2016 dhe parashikon detyrimin e blerjes se lojtarit ne fundin e huazimit ne prezencen e tij te pare zyrtare ne skuadren e pare per nje shume prej 7,8 milion eurosh.”
Pra, me fjale te tjera Dodo vjen ne huazim tek Interi per dy sezone ne shumen 1,2 milione euro dhe Interi ka detyrimin qe ta bleje ate pas dy vitesh per shumen 7,8 milion euro. Nje transferim qe do i kushtoje Interit ne total 9 milione euro.