Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2018

Scroll to top

Top

1,028 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Eder transferohet tek Jiangsu Suning: ja detajet dhe shifra e transferimit

ZYRTARE – Eder transferohet tek Jiangsu Suning: ja detajet dhe shifra e transferimit
Inter Club Staff

Mbyllet cdo gje me sukses: Eder Citadin Martins largohet perfundimisht nga Interi.

Sot, vetem pak minuta me pare eshte zyrtarizuar gjithcka per sa i perket transferimit te Eder, sulmuesit italo-brazilian nga Interi tek Jiangsu Suning ne Kine.

Kujtojme qe Jiangsu Suning eshte skuader ne pronesi te pronareve te Interit, Suning, dhe kjo gje e ka thjeshtezuar akoma me shume kete tratative.

Kishte pak frike gjate dites se djeshme per kete tratative sepse kishte shume pak kohe per ta mbyllur duke qene se sot ne mesnate mbyllej merkato ne Kine, por gjithcka duket se eshte perfunduar me sukses.

Nderkohe, ky eshte komunikimi i plote nga mediat ne itali per sa i perket ketij transferimi:

“Eder Citadin Martins i thote lamtumire Interit. Italo-Braziliani eshte zyrtarisht nje lojtar i Jiangsu Suning, skuadra tjeter e grupit te familjes Zhang.”

“Eshte nje transferim perfundimtar i lojtarit dhe ka sjelle ne kasat e Interit 5,5 milione euro.”

“Sulmuesi ne Kine do te perfitoje 13 milione euro ne dy vite e gjysem. Numri 23 largohet nga Milano pas tre sezonesh ku ka luajtur 86 ndeshje dhe ka shenuar 14 gola.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.