Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – FIFA ndryshon komplet merkaton e futbollistave: “Preket direkt edhe Inter. Tashme sdo kete me mundesi te…”

ZYRTARE – FIFA ndryshon komplet merkaton e futbollistave: “Preket direkt edhe Inter. Tashme sdo kete me mundesi te…”
Inter Club Staff

Keshilli i FIFA-s eshte mbledhur diten e djeshme ne kongresin e saj te 72 ne Katar dhe me sa duket ka miratuar disa rregulla te reja per merkaton.

Keto rregulla te reja pritet te revolucionarizojne edhe njehere tjeter merkaton e futbollisteve dhe nga keto ndryshime preken direkt edhe klubet e medha.

Me sa duket, per te vene ekuilber dhe per te ndaluar skuadrat e medha qe te kontrollojne me dhjetra futbolliste nepermejt huazimeve, ata kane vendosur ti limitojne ato.

Keshtu, rregullat e para fillojne te futen ne fuqi qe prej dates 01 korrik 2022. Por cfare ka ndryshuar? Le ti hedhim nje sy se bashku.

– Do te kete nje limitim te numrit te huazimeve qe nje klub ben te nje klub tjeter: maksimumi tre te huazuar te i njejti klub.

– Nje limitim te numrit total te huazimeve qe nje klub ben: kjo do te vleje per lojtaret qe merren ne huazim dhe per ata qe leshohen ne huazim.

– Nga 1 korrik 2022, nje klub mund te huazoje deri ne maksimumi 8 lojtare dhe mund te marre maksimumi 8 lojtar ne huazim.

– Nga 1 korrik 2023, nje klub mund te huazoje deri ne maksimumi 7 lojtare dhe mund te marre maksimumi 7 lojtar ne huazim.

– Nga 1 korrik 2024, nje klub mund te huazoje deri ne maksimumi 6 lojtare dhe mund te marre maksimumi 6 lojtar ne huazim.

*Lojtaret qe kane nje moshe 21 vjec ose me te vogel se 21 vjec nuk do te perfshihen ne keto limitime.

Nderkohe, Inter si nje skuader qe huazon shume lojtare gjate nje sezoni, pritet te preket direkt nga nje rregull i tille.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.