
ZYRTARE – Handanovic eshte 100% i Interit. Blihet gjysma e Udineses
Udineze ka komunikuar nepermjet sitit zyrtar qe eshte zgjidhur bashkepronesite qe kishte me F.C. Internazionale Milano: klubi zikalter ka zgjidhur ne favor te tij bashkepronesine e portierit Samir Handanovic, qe tani behet nje lojtar plotesisht i klubit zikalter. Nje operacion pak i cuditshem, sepse marreveshja e arritur me Udinesen nje vit me pare parashikonte nje dopio-bashkepronesi shume vjecare (duke perfshire Marco Davide Faraoni, tani i blere plotesisht nga Udinese) dhe nuk kishte aspak arsye per t’u nxituar per te blere gjysmen e dyte te portierit slloven. Ne cdo rast, behet fjale per nje vendim te rendesishem qe e ben Handanovic nje lojtar ne pronesi te Interit me plot kuptimin e fjales.
Ne te njejtin operacion, duhet te theksojme se Marco Davide Faraoni behet 100% lojtar i Udineses.