Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

617 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Inter, aprovohet bilanci: shifra per te ferkuar syte, rritje e pabesueshme e te ardhurave

ZYRTARE – Inter, aprovohet bilanci: shifra per te ferkuar syte, rritje e pabesueshme e te ardhurave
Inter Club Staff

Edhe Corriere dello Sport konfirmon numrat e mrekullueshem te bilancit zikalter qe kane lidhje me aprovimin bilancit te dale ne pah ne fund te qershorit 2019.

Per here te pare ne histori, eshte kaluar muri i 400 milione eurove per sa i perket te ardhurave dhe keshtu ato kane arritur kuoten 415 milione eurove.

Humbjet e Interit nderkohe llogariten rreth 30 milione euro: “Eshte superior nga 17,7 milione euro te regjistruara nje vit me pare, por kjo edhe pse duhet llogaritur edhe rroga e Spallettit dhe stafit te tij qe peshon shtese per nje shifer 27 milione euro.”

Klubi zikalter ka terguar se humbja eshte komplet ne nje linje me parashikimin e bere per Fair Play Financiar.

Nga kjo e dhene zbulohet se te gjitha shpenzimet (infrastrukture, sektori i te rinjve, etj.), jane ne nje linje me FPF.

Duke pare qe Interi vinte nga dy sezone ku te ardhurat dhe shpenzimet ishin ne barazim, te gjithe do te preferonin te ishte e njejta gje edhe kete sezon, por UEFA e lejon qe cdo klub te kete maksimumi 30 milione euro humbje keshtu qe prape zikalterit jane perseri totalisht brenda parametrave.

Me cdo probabilitet, Asambleja e miratimit te bilancit do te vendoset per ne daten 28 tetor, e hene.

Diten e djeshme ne CDA nuk ishte prezent Steven Zhang po ka marre pjese nepermjet nje conference call.

Presidenti zikalter gjendej ne Munich, Bavari per nje mbledhje Ekzekutive te ECA ku ai ka pak jave qe ben pjese dhe perfaqeson Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.